Fillon lirimi i hapësirave publike dhe trotuareve në Prishtinë

Inspektorati i Kryeqytetit në dy aksione të ndryshme të...

Vrasja e gruas në Pejë, Hajdari kërkon nga sistemi i drejtësië që ta veprojë në mbrojtjen e grave

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kryeministri Kurti përplaset me deputetin Hoti për asociacionin

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, janë përplasur në seancën e sotme të Kuvendit, lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ishte ky i fundit që i kërkoi kryeministrit të sjell marrëveshjen e vitit 2013 në Kuvend për ta shfuqizuar, siç tha në bazë të deklarimeve të mëhershme të kryeministrit Kurti. Mirëpo, kreu qeveritar nuk dha një përgjigje të prerë për këtë kërkesë, por theksoi se ka pranuar që asociacioni në kuadër edhe të marrëveshjeve të mëhershme të diskutohen mbi bazën e planit franko-gjerman për dialogun.

Kurti: Edhe në iniciativën e BE-së parashihet trajtimi i marrëveshjeve të mëhershme

“Përgjithësisht janë 33 marrëveshje në Bruksel. Është e padrejtë ndaj procesit të bisedimeve dhe shtetit të Kosovës që një marrëveshje të tërhiqet prej 33 tjerave si kryesorja. Nuk ekziston asnjë dokument që thotë se në Bruksel ka 1 marrëveshje se një marrëveshje të tjetër. Unë nuk dua t’i neglizhojë, por nuk mund të lejojë prioritizimin e njërës në kurriz të 32 tjerave. Këto të gjitha i kam paraparë në pikën katër të kornizës së përgjithshme të marrëveshjes. Në anën tjetër ka një iniciativë të re të BE-së ku po ashtu parashihet trajtimi i marrëveshjeve të mëhershme”, tha ai.

Pavarësisht kësaj, Kurti tha se Serbia po dëshiron që asociacionin të përdorë si armë kundër shtetit të Kosovës. Megjithatë, ai tha se kushdo që e kërkon formimin e asociacionin duhet të tregojë pse nuk mjafton plani i Ahtisarit për komunitetet në Kosovë.

Kurti: Nëse Serbia dëshiron asociacionin, atëherë e njeh pavarësinë e Kosovës

“Pse nuk mjafton plani i Ahtisarit. Ata duhet të na tretojnë pse nuk mjafton plani i Ahtisarit. Unë kam qenë dhe vazhdojë të jem kritik ndaj këtij plani, por ata që duan edhe më shumë kanë barrën e provës dhe argumentimit pse fituesi i çmimit Nobel për paqe paska bërë gabim…Nëse e dëshiron asociacionin fortë, atëherë e njeh pavarësinë. Por ata po tonë se nuk e njohim kurrë, kjo tregon se ata nuk e donë asociacionin. Neve nuk na duhet, ata nuk e donë, s’kemi çka i japim kaq shumë prioritet”, shtoi Kurti.

Në anën tjetër, deputeti Hoti këtë e quajti një ligjërim i cili në rrethanat aktuale mund të jetë edhe parimor. Mirëpo ai përmendi kundërshtimin e ashpër të Kurtit sa ka qenë opozitar për asociacionin, madje duke hedhur edhe sprej ndaj tij.

Duke i kërkuar që të sjell shfuqizimin e marrëveshjes për asociacionin në Kuvend, Hoti tha se do të jetë i pari që do të votojë pro tij.

Hoti: Sjelle në Kuvend shfuqizimin e asociacionit

“Ligjërimi i kryeministrit tash, po e marrim si parimor. Por ky ndryshe i ka fjalët dhe ndryshe i ka veprimet. Unë kam qenë saktë aty ku është ministri i Financave, prapa kryeministrit, ku Kurti me sprej më është drejtuar dhe më është dashur që me këto fletore me i mbrojt sytë nga sprej. Në rregull ka qenë qëndrim politik. Por pse s’po i merr veprimet tash, ligji të mundëson, je kundër një marrëveshje, ligji të tregon se si mund të tërhiqesh. Sille në Kuvend dhe ne do të votojmë për”, tha ai.

Kurti iu përgjigj sërish deputetit Hoti, ku i tha se për gjitha kundërvajtjet që i ka bërë ka mbajtur burg për to.

Ai tha se nëse Serbia do të dëshironte asociacionin do të zbatonte me ata që i ka nënshkruar.

Kurti: Për gjitha kundërvajtjet që i kam bërë kam mbajtur burg

“Serbia paska pritur që unë të bëhem kryeministër për tu zbatuar ajo, kur dihet qëndrimi dhe veprimi im. E paskan pritur kundërshtarin më të madh të Asociacionit për të zbatuar atë. Pra edhe në një aspekt politik dhe logjik është e gabueshme. Po të ishte asociacioni prioritet i tyre e kishin zbatuar me ata që e kanë nënshkruar…është e vërtet unë kam bërë si aktivist politik dhe si deputetë kundërvajtje, por deputeti Hoti unë kam mbajtur burg për këtë punë. Për gjitha kundërvajtjet e mia kam mbajtur burg. Shteti i së drejtës nuk është si duhet se janë ca kriminel të tjerë që s’janë prapa grilave”, tha ai.    /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Takohen Osmani, Sveçla, Haxhiu, Hoxha: Kërkohet nevoja urgjente që të fuqizohen institucionet e sigurisë e drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot takim...

Fillon lirimi i hapësirave publike dhe trotuareve në Prishtinë

Inspektorati i Kryeqytetit në dy aksione të ndryshme të...

Vrasja e gruas në Pejë, Hajdari kërkon nga sistemi i drejtësië që ta veprojë në mbrojtjen e grave

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka...

Nesër i jepet lamtumira e fundit Gjyljeta Ukellës, që u vra sot nga burri i saj

Nesër i jepet lamtumira e fundit Gjyljeta Ukellës, e...

Takohen Osmani, Sveçla, Haxhiu, Hoxha: Kërkohet nevoja urgjente që të fuqizohen institucionet e sigurisë e drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtorin...

Fillon lirimi i hapësirave publike dhe trotuareve në Prishtinë

Inspektorati i Kryeqytetit në dy aksione të ndryshme të martën ka bërë lirimin e hapësirave publike - trotuareve në kryeqytet. Në rrugën Tirana janë larguar...

Vrasja e gruas në Pejë, Hajdari kërkon nga sistemi i drejtësië që ta veprojë në mbrojtjen e grave

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka kërkuar nga sistemi i drejtësisë që të veprojë në mbrojtjen e grave dhe kundër çdo...