Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin...

Shtime, tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka...

Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE

Extra AL PVC

“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi se kur mund të jetë”, i tha të mërkurën Zërit te Amerikës, zëdhënësi i kësaj organizate Daniel Holtgen, por pa dhënë më shumë hollësi.

Këshilli mblidhet javën që vjen dhe pritej që të votonte për kërkesën e Kosovës, e cila muajin e kaluar mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, duke nxitur besimin në Prishtinë për përmbushjen e këtij synimi dhe zemërimin në Beograd.

Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë duket se u bë “thembra e Akilit” në përpjekjet e Kosovës, sikundër është pika më e nxehtë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve të saj me Serbinë.

Disa nga vendet perëndimore, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, e shndërruan në kusht për votën e tyre hedhjen e hapave konkretë nga Kosova për themelimin e Asociacionit, në bazë të një projektstatuti të hartuar nga diplomatë perëndimorë që iu dorëzua palëve në tetor të vitit të kaluar. Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e cilësoi “absurd” dhe të papranueshëm një kushtëzim të tillë.

“Draft statuti i (Miroslav) Lajçakut dhe emisarëve të tjerë të Quintit si dokument dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua. Si i tillë është një jodokument, pra është një non-paper. Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgoj dokumente të cilat nuk i ka pranuar e nuk janë zyrtare në Gjykatë Kushtetuese, kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde”, tha kryeministri Kurti të mërkurën.

Dy ditë më parë pas një takimi me diplomatët e vendeve kryesore perëndimore në Prishtinë ai bëri thirrje që anëtarësimi në Këshillin e Evropës të mos ngatërrohet me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, meqë këto procese janë të ndara.

Por, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili është në fund të mandatit, tha se këto procese “janë shumë të lidhura”. Këshilli i Evropës, tha ai, “ka të bëjë me trajtimin e pakicave dhe Kosova ka bërë zotime të qarta për trajtimin e pakicave dhe kjo përfshinë edhe Asociacionin”.

Kosova dhe Serbia u morën vesh në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit, ndërsa në vitin 2015 u pajtuan për parimet e tij. Por, po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se një pjesë e madhe e këtyre parimeve janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët evropianë dhe amerikanë u dorëzuan palëve një projekt statut të Asociacionit, i cili duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit të kushtetutshmërisë së tij nga Gjykata Kushtetuese para themelimit. Themelimi i tij është pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve për të cilën palët u pajtuan vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër.

Serbia u vu në fushatë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndonëse me marrëveshjen e Ohrit zotohet të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare./VOA

spot_img

Të fundit

Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur...

Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin...

VIDEO/ Kështu po duken Alisa dhe Urimi në dasmën e tyre

Ish-banorët e “BBVK1”, Alisa dhe Urimi i kanë dhënë...

Shtime, tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka...

Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pas përplasjes së helikopterit pranë kufirit me Azerbajxhanin, është një protagonist...

Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares për Diplomaci, Liz Allen, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në njoftimin e DASH...

VIDEO/ Kështu po duken Alisa dhe Urimi në dasmën e tyre

Ish-banorët e “BBVK1”, Alisa dhe Urimi i kanë dhënë fund beqarisë. Dyshja kanë publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” ku shihen të veshur si...