Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Pashkët Ortodokse.
Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri iu drejtua me këtë urim shqiptarëve ortodoksë, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sinodit të shenjtë, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare të Kosovës.
“Shqiptarëve ortodoksë, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sinodit të shenjtë, të gjithë bashkëqytetarëve të Kosovës dhe pjesëtarëve të institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë, që festojnë sipas kalendarit julian, për shumë mot Pashkët!”, shkroi Haradinaj në Facebook.