Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të...

52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një...

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Ali Lajçit

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i pikëlluar nga lajmi...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hamza: Kudo që kam qeverisur kam treguar rezultate më të mira se Kurti

Extra AL PVC

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se është më i mirë se kryeministri aktual, Albin Kurti, pasi tha se kudo që ka qeverisur ka dhënë rezultate më të mira.

Hamza tha se në përballje me Kurtin ka edhe ekip më të mirë, program të matshëm e racional.

“Mandati i parë është besim, por mandati i dytë e tutje do të jetë vlerësim. Do të vlerësohen për arritjet në ekonomi, për rezultate në arsim, gjendje në shëndetësi e mos të flasim për politikën e jashtme e asnjë anëtarësim në asnjë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar”, tha Hamza në Rubikon.

Ai tha se është kryeministër më i mirë edhe se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ka përvojë më të gjatë në institucione.

“Jam i sigurt se kam përvojë më të gjatë në institucione, në vendimmarrje dhe si rezultat, e njoh Kosovën para luftës, pas luftës, para pavarësisë dhe prej vitit 2000 kam kontinuitet pa shkëputje në nivel lokal e qendror dhe kjo ma jep avantazhin që me ditë dhe me pas vizionin më të qartë e të saktë për të ardhmen”, tha ai.

Për sa i përket kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pavarësisht se për disa kohë ishte ministër i qeverisë së tij, Hamza tha se ai këtë herë nuk do të jetë në krye të qeverisë.

“Kam respekt për të kaluarën e Haradinajt dhe familjes së tij. Kanë kontribut të madh për lirinë e vendit. Kam punuar me të. Ka qenë kryeministër në një pjesë të mandatit, ku unë kam qenë ministër i Financave. Haradinaj këtë radhë nuk do të jetë kryeministër”, tha Hamza.

Ndërsa, kritika pati edhe për presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku Hamza tha se në disa raste nuk e ka luajtur rolin e saj unifikues si presidente e vendit. Ai tha se Osmani për disa vite me radhë, Osmani ka qenë blanko përkrahëse e politikave të Qeverisë Kurti.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të...

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Elon Musk ka njoftuar se tani ndodhet në Pekin...

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e tumoreve

Vaj ulliri ekstra i virgjër, bukë integrale, fruta të...

52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një...

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Prizrenit, ku ka mbetur i lënduar një person Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Vesel...

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Elon Musk ka njoftuar se tani ndodhet në Pekin për të diskutuar mundësinë e mënyrës autonome të drejtimit të veturave Tesla në Kinë. Bëhet e...

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e tumoreve

Vaj ulliri ekstra i virgjër, bukë integrale, fruta të freskëta dhe të thata në sasi të kufizuara dhe të paracaktuara. Dieta “hipoglikemike”, e bazuar në...