A është qeveria e re serbe një paralajmërim për luftë kundër Kosovës dhe Bosnjës?

Shkruan: Afrim Kasolli Kohë më parë gazeta e njohur...

“Astroworld”/Problemet ligjore të Travisit s’kanë përfunduar

Në vitin 2021, gjatë festivalit në të cilin morën...

Gjykata e rrëzon kërkesën e Gazment Bardhit për ç’regjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së

Gjykata e Shkallës së Parë në Shqipëri ka vendosur...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjermania jep donacion për njësinë e deminimit të FSK-së

Extra AL PVC

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në takim me Shefin e Mbrojtjes të Ushtrisë Gjermane, gjeneral Eberhard Zorn, bëri të ditur se Gjermania ka dhuruar një donacion për njësinë e deminimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës.

“Miqësia me Republikën Federale të Gjermanisë rrjedh natyrshëm si lidhje nga e kaluara që vazhdon të thellohet me bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet të të dyja shteteve, dëshmi e së cilës është ndihma e vazhdueshme që pranojmë nga ky shtet, ashtu siç edhe sot pranuam donacionin me pajisje të deminimit nga ana e Shefit të Mbrojtjes të Ushtrisë Gjermane, gjeneral Eberhard Zorn”.

Mehaj bën të ditur se me Zorn kanë biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit në disa fusha teksa e ka informuar edhe për aktivitetet e FSK-së.

“Në takim me Shefin Mbrojtjes biseduam rreth fushave specifike ku mund të rrisim bashkëpunimin, me theks të veçantë në logjistikë, në fushën e mjekësisë, dhe trajnime të përbashkët që do shërbejnë për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të ushtarakëve tanë”.

“Gjeneralin e njoftova rreth aktiviteteve që FSK është duke zhvilluar përsa i përket përgatitjeve për Defender ’23, si shtet nikoqir i këtij ushtrimi fushor, por gjithashtu dhe për gatishmërinë që kemi shprehur për ofruar trajnime për ushtarakët ukrainas”.

“Mes të tjerash gjeneralit i ofrova bashkëpunim në fushën e shkëmbimit të informacioneve, dhe në zhvillimin e ushtrimeve të përbashkëta në terrenet tashmë të shpronësuara në hapësirën e ish-Aeroportit të Gjakovës, në Cernushë dhe Babaj të Bokës.
Edhe një herë shpreha rëndësinë e investimit të kompanive gjermane në industrinë e mbrojtjes në Republikën e Kosovës, dhe synimin që ne si ushtri dhe si shtet kemi për tu anëtarësuar në NATO dhe BE. Puna dhe rezultet konkrete bashkojnë shtetet dhe kombet”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

A është qeveria e re serbe një paralajmërim për luftë kundër Kosovës dhe Bosnjës?

Shkruan: Afrim Kasolli Kohë më parë gazeta e njohur...

“Astroworld”/Problemet ligjore të Travisit s’kanë përfunduar

Në vitin 2021, gjatë festivalit në të cilin morën...

Gjykata e rrëzon kërkesën e Gazment Bardhit për ç’regjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së

Gjykata e Shkallës së Parë në Shqipëri ka vendosur...

FAZ: Në kryeqytete evropiane flitet që ‘njëherë nisja e Asociacionit pastaj vota për KiE’, Kurti e di

Kur draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe...

A është qeveria e re serbe një paralajmërim për luftë kundër Kosovës dhe Bosnjës?

Shkruan: Afrim Kasolli Kohë më parë gazeta e njohur amerikane Washington Post, nëpërmjet një shkrimi editorial, pat konstatuar se politikat e presidentit Biden për...

“Astroworld”/Problemet ligjore të Travisit s’kanë përfunduar

Në vitin 2021, gjatë festivalit në të cilin morën pjesë 50,000 mbështetës të reperit Travis Scott, 10 fansa vdiqën dhe qindra të tjerë u...

Gjykata e rrëzon kërkesën e Gazment Bardhit për ç’regjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së

Gjykata e Shkallës së Parë në Shqipëri ka vendosur të mos e pranojë kërkesën e Këshillit Kombëtar të PD-së, për të çregjistruar Lulzim Bashën...