​Shqipëria do të prodhojë armë, rikthehet industria ushtarake

Shqipëria do të prodhojë armë dhe municione. Një projektligj...

Shkup: Arrestohet një gjykatës i Supremes, dyshohet për ryshfet

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’ia...

Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë

Bullgaria do të nisë një kontingjent prej rreth 100...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A është qeveria e re serbe një paralajmërim për luftë kundër Kosovës dhe Bosnjës?

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

Kohë më parë gazeta e njohur amerikane Washington Post, nëpërmjet një shkrimi editorial, pat konstatuar se politikat e presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor dhe atë veçanërisht për Serbinë, kishin dështuar.

Sipas kësaj gazete, qasja politike e zotit Biden, për ta përqafuar kryetarin  autoritar të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me shpresën për ta detyruar atë që ta ndërronte kursin e tij politik, për ta larguar nga Rusia, tashmë nuk ka dhënë rezultate.  Ky shtet, në këtë zonë të veçantë të Evropës, vazhdonte të qëndronte në mënyrë kokëfortë në kuadër të orbitës ruse.

Asgjë nuk e konfirmon pamundësinë e Serbisë për t’u shkëputur nga lidhjet simbiotike me Rusinë se sa emërimi i kabinetit të sotëm qeveritar. Sipas mediumit Evropa e Lirë, disa nga emrat e Qeverisë së re të drejtuar nga Milosh Vuçeviq do të jenë edhe  Aleksandër Vulin, i cili një kohë e kishte mbajtur pozitën e ish-udhëheqësit të shërbimit të inteligjencës, e që është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 – mes tjerash për shkak të lidhjeve me Rusinë, si dhe Nenad Popoviq, si ministër pa portofol që po ashtu, ndodhet në “listën e zezë” të SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë.
Ndërkohë, Ivica Daçiq, do ta udhëheqë ministrinë e Punëve të Brendshme i njohur edhe ky për qëndrimet radikale pro ruse. Ndërkaq, Marko Gjuriq, ish-ambasador i Serbisë në SHBA dhe ish-drejtor i Zyrës për Kosovën në Serbi, do ta zë postin e ministrit të Punëve të Jashtme, e që para pak dite ishte parë duke u takuar me Milan Radojiçiq, të dyshuarin kryesor të sulmit paramilitar serb në territorin e Kosovës me 24 shtator.
Po ashtu, kjo përbërje e kabinetit të ri qeveritar serb dëshmon se ky shtet, do të vazhdojë të ndjek një qëndrim radikal dhe pozicion armiqësor në raport me Kosovën, përkundër frymës së planit franko-gjerman për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve , e për të cilin është pajtuar publikisht edhe presidenti Aleksandar Vuçiq.
Shumë nga emrat e sipër cekur janë të njohur për retorikën e tyre luftë nxitëse kundër Kosovës. Madje, Aleksandër Vulin është edhe kreator i konceptit nacional hegjemonist të “Botës Serbe”. Dhe emërimi i tij në këtë pozitë nuk do të thotë asgjë tjetër, pos se Serbia e ka zyrtarizuar si politikë të hapur shtetërore zbatimin e këtij projekti.
Është interesant se kjo zhytje edhe më shumë e politikës serbe nën kthetrat e Rusisë, po ndodh edhe në një kohë kur ushtria e këtij shteti është duke korrur suksese ushtarake kundër pozicioneve mbrojtëse të ushtrisë ukrainase.
Megjithatë, ky akt reflekton edhe dështimin Bashkimit Evropian ndaj Serbisë për ta ndëshkuar atë me masa sanksionuese për agresionin paramilitar mbi territorin e Kosovës. Pas këtij sulmi, për pak kohë,  Aleksandar Vuçiq, e kishte zhvendosur Aleksandër Vulinin, nga çdo pozitë politike dhe shtetërore, duke krijuar përshtypjen se do ta sakrifikojë atë.
Mirëpo, pasi Serbia ia doli që ta shmang këtë agresion pa asnjë pasojë edhe për shkak të indolencës së BE, atëherë po shihet se është trimëruar edhe më shumë në ndjekje të qasjes agresive dhe luftënxitëse ndaj vendeve fqinjë. Kabineti i ri qeveritar serb është dëshmi e pastër e kësaj politike.
 /TV Arbëria
 

.

 

 

spot_img

Të fundit

​Shqipëria do të prodhojë armë, rikthehet industria ushtarake

Shqipëria do të prodhojë armë dhe municione. Një projektligj...

Shkup: Arrestohet një gjykatës i Supremes, dyshohet për ryshfet

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’ia...

Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë

Bullgaria do të nisë një kontingjent prej rreth 100...

DASh-i: Jemi të zhgënjyer nga aksioni në veri, u bë pa koordinim dhe i përshkallëzon tensionet

Departamenti amerikan i Shtetit e ka shprehur zhgënjimin për...

​Shqipëria do të prodhojë armë, rikthehet industria ushtarake

Shqipëria do të prodhojë armë dhe municione. Një projektligj i Ministrisë së Mbrojtjes i hap rrugë iniciativës përmes ngritjes së një shoqërie shtetërore, e...

Shkup: Arrestohet një gjykatës i Supremes, dyshohet për ryshfet

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’ia heqë imunitetin një gjykatësi të Gjykatës Supreme, i cili u arrestua të hënën mbrëma nën...

Bullgaria sot dërgon 100 ushtarë në Kosovë

Bullgaria do të nisë një kontingjent prej rreth 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të Forcës së NATO-s (KFOR) për mbështetjen e paqes, posaçërisht...