Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e KiE-së: Deputetja finlandeze: Evropa përballet me një reagim të ashpër

Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka thënë se Evropa është...

Haradinaj: Ndikimi i Rusisë për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE, më i madh se ndihma e Perëndimit

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

FAZ: Në kryeqytete evropiane flitet që ‘njëherë nisja e Asociacionit pastaj vota për KiE’, Kurti e di

Extra AL PVC

Kur draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është më në fund në tryezë, Beogradi po e pengon në çdo mënyrë, sipas “Frankfurtet Allgemeine Zeitung”. Përmes kësaj teze, siç shkruan medium, Serbia po e pengon pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Derisa kujton që në mes të majit do të mbahet takimi i Komitetit të Ministrave, medium raporton se mbështetja për Kosovën duket se nuk është aq bindëse.

“Duket se mbështetja për Kosovën atje nuk është aq bindëse sa në Asamblenë Parlamentare.” – shkruan ky medium.

Madje, FAZ përmend që në disa kryeqytete evropiane, flitet se para votimit, Kosova duhet “të lejojë krijimin e një bashkësie të komunave”.

“Nga disa kryeqytete evropiane flitet se Kosovapara se të votohet për pranim, duhet së pari të lejojë krijimin e një asociacioni të komunave serbe, në mënyrë që të sigurohen të drejtat e pakicës serbe.” – thuhet mes tjerash.

I njëjti qëndrim, është edhe në Berlin:

“Siç dëgjojmë, këtë argument e ndajnë edhe në Berlin, mes gjerave të tjera në kancelari”.

Prej tetorit të vitit të kaluar, “një draft informal” është në tavolinë i hartuar nga Brukseli dhe QUINT-i. Diplomatët tani, po i kërkojnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta dërgojë për shqyrtim tekstin në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që të votohet për pranimin e Kosovës në KiE.

Sipas FAZ-it, Kurti gjatë një vizite të tij në Gjermani javën e kaluar, është munduar ta shpjegojë se Gjykata Kushtetuese nuk merret me “dokumente informale”.

“Është për t’u habitur se deri tani, asnjë përfaqësues i zgjedhur i komunitetit serb në Kosovë nuk është përcaktuar zyrtarisht sipas planit të asociacionit të komunave të propozuar nga shtetet perëndimore. Në katër komunat veriore, ku serbët janë shumicë, aktualisht nuk ka kryetarë të zgjedhur serbë.”

Sipas gazetarit Michael Martens, nuk është “surprizë” që nuk ka asnjë “nxitje” nga pala serbe për ta formuar Asociacionin sa më shpejtë.

“Sepse, nga pikëpamja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili kontrollon dhe drejton politikanët serbë në Kosovë, ky konflikt është kurthi perfekt për Kosovën”

Si duket ky kurth, sipas gazetarit: “Beogradi ua ndalon politikanëve serbë në Kosovë që ta pranojnë inciativa të mundshme për ta formuar Asociacionin ose për të pranuar ide që janë konsistente me standardet e Këshillit të Evropës, porn ë të njëjtën kohë, ankohet zhurmshëm që nuk ka Asociacionit”.

Ndërkohë, socialdemokrati Frank Schwabe, udhëheqës i delegacionit të socialdemokratëve dhe të gjelbërve në KiE, raportohet se është fuqimisht në favor që ministrat anëtarë mos ta përshpejtojnë atë që është votuar në Asamblenë Parlamentare.

Po ashtu, si rrugëdalje e mundshme, përmendet se drafti perëndimor duhet dërguar “juristëve të jashëzakonshëm kushtetues” të Këshillit të Evropës, në vend të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Mund të jetë një rrugëdalje nga kurthi serb, thonë politikanët socialdemokratë në Berlin.” – përfundon ky artikull. /Nacionale/

spot_img

Të fundit

Putini përfundon vizitën në Kinë, thekson lidhjet e saj strategjike me Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi vizitën dy-ditore në Kinë...

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e KiE-së: Deputetja finlandeze: Evropa përballet me një reagim të ashpër

Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka thënë se Evropa është...

Qëndrimet e republikanëve dhe demokratëve për votimin përmes postës

Votuesit amerikanë kanë në dispozicion disa mënyra për të...

Haradinaj: Ndikimi i Rusisë për mosanëtarësimin e Kosovës në KiE, më i madh se ndihma e Perëndimit

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar...

Putini përfundon vizitën në Kinë, thekson lidhjet e saj strategjike me Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi vizitën dy-ditore në Kinë të premten, duke theksuar lidhjet strategjike në rritje mes dy vendeve, si dhe marrëdhëniet e...

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e KiE-së: Deputetja finlandeze: Evropa përballet me një reagim të ashpër

Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka thënë se Evropa është duke u përballur me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk hyri në agjendën e...

Qëndrimet e republikanëve dhe demokratëve për votimin përmes postës

Votuesit amerikanë kanë në dispozicion disa mënyra për të votuar në zgjedhjet presidenciale, përfshirë votimin me postë. Shumë demokratë kanë përqafuar votimin me postë...