Njësiti “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve serbe

Është njësiti i cili rrëmbeu tre zyrtarë policorë brenda...

Gazës mund t’i duhen 14 vjet për t’u pastruar nga rrënojat, njofton eksperti

Lufta në Gazë ka krijuar rreth 37 milionë ton...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Frika nga ‘bombat’ e Putinit, armatosje e frikshme nga Evropa, ‘rrezikohet’ edhe Kosova

Extra AL PVC

Pasi po vazhdon agresioni rus në Ukrainë dhe planet e Putinit për pushtim të shpejt të këtij vendi fqinj po zgjasin, si duket janë rritur apetitet e këtij të fundit që të ndez ndonjë konflikt të ri, në ndonjë vend tjetër, me qëllimin e vetëm që ta largojë vëmendjen nga dështimi i tij politik por edhe ushtarak.

Prandaj duke e parë këtë averzion të çmendur të presidentit rus, ku së fundi janë përmendur edhe armët berthamore, rreziku për ta sulmuar ndonjë vend evropian gjithnjë e më shumë po rritet, duke bërë që shumë vende perëndimore, por edhe ato në rajonin e Ballkanit të nisin një mobilizim të fuqishëm ushtarak në të gjitha frontet.

E nga ky rrezik potencial, kanë bërë që shumë vende evropiane të pajisen me armatime moderne, duke blerë tash së fundi sidomos nga SHBA-ja, por edhe vendet e tjera.

Andaj këtij rreziku nuk mund t’i shpëton as rajoni i Ballkanit, ku si pika nevralgjike janë Kosova dhe Bosnja, por nuk përjashtohet edhe Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.

E lidhur me këtë rrezik potencial për shpërthim të luftës në Kosovë e Bosnje, ka alarmuar sot edhe politikani austriak Günther Fehlinger.

“Serbia i druhet presionit amerikan nga një anë dhe presionit të popullsisë së tyre nga ana tjetër. Në muajt e fundit kemi pasur protesta të qytetarëve serb që nuk ndodhnin që prej 2015. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe Vuçiç druhet se mund të humbasë pushtet në shtëpinë e tij ndaj lufta mund të pritet në muajt e ardhshëm dhe unë nuk do të habitesha nëse kjo do të ndodhte në katër javët e ardhshme”,– tha mes tjjerash politikani austriak.

LEXO EDHE:

Alarmon politikani austriak: ‘Europa të marrë masa urgjente, lufta e rrezikon Kosovën’

Derisa për një përshkallëzim të konfliktit në Bosnje, i cili e krahason me rastin e fundit të sulmit terrorist në veri të Kosovës ka folur gjenerali i NATO-s në Sarajevë, Laszlo Sticz.

“Rreziku ushtarak është dytësor. Misioni i BE-së do të ndërhyjë vetëm nëse policia boshnjake nuk mund të sigurojë paqen. Por situata mund të përshkallëzohet në çdo kohë, siç ndodhi në Kosovë. Kjo është arsyeja pse një forcë ushtarake ndërkombëtare, e cila duhet të jetë e paanshme dhe e besueshme, me një pengesë nëse është e nevojshme”, tha gjenerali hungarez në një nga fjalimet e tij të mëparshme për mediat.

LEXO EDHE:

Alarmon gjenerali i NATO-s në Sarajevë: Situata mund të përshkallëzohet, siç ndodhi në Kosovë

Kurse për një mobilizim evropian dhe armatosje rekorde, sidomos nga SHBA ka treguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Europa po armatoset deri në dhëmbë, me municionet amerikane. Shitja e armatimeve të Shteteve të Bashkuara përtej detit, u rrit ndjeshëm vitin e kaluar, duke arritur një rekord prej 238 miliardë dollarësh teksa lufta ruse në Ukrainë solli bum kërkesash.

Qeveria amerikane negocioi drejtpërdrejtë 81 miliardë dollarë shitje, 56 përqind më shumë se në vitin 2022. Siç bëri me dije Departamenti Amerikan i Shtetit, pjesa tjetër ishin shitje direkte nga kompanitë e mbrojtjes në SHBA për vendet e huaja”, theksohet në tekstin e mëposhtëm.

LEXO EDHE:

Mes frikës për sulme nga Rusia, SHBA po armatos Europën me shitje rekorde të armeve

E se lufta me Rusinë është reale e ka konfirmuar edhe zyrtari i lartë ushtarak i NATO-s Rob Bauer, i cili javën e kaluar ishte për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Bauer tha se NATO nuk paraqet kërcënim për Rusinë, por ajo që kjo e fundit po bën në Ukrainë ka të bëjë me “frikën nga demokracia” dhe për të shkëputur këtë vend nga integrimet euroatlantike.

I pyetur nëse NATO është e përgatitur për një sulm eventual nga Rusia, admirali Bauer tha se “duhet të dimë se cili lloji i aftësisë iu nevojitet”.

Bauer theksoi se në Ballkan ka stabilitet të brishtë, andaj BE-ja së bashku me NATO-n po punon në këtë drejtim, por sipas tij nevojitet edhe një angazhim më i madh nga liderët e vendeve të rajonit ballkanik.

LEXO EDHE: 

Bauer: S’mjafton ‘të ngremë duart’ dhe të presim që BE e NATO të bëjnë diçka për Ballkanin

/TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

Njësiti “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve serbe

Është njësiti i cili rrëmbeu tre zyrtarë policorë brenda...

Gazës mund t’i duhen 14 vjet për t’u pastruar nga rrënojat, njofton eksperti

Lufta në Gazë ka krijuar rreth 37 milionë ton...

Gërvalla kujton masakrën e Mejës: S’do të ndalemi së punuari deri të zbardhet fati i secilit të zhdukur me dhunë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kujtuar...

Njësiti “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve serbe

Është njësiti i cili rrëmbeu tre zyrtarë policorë brenda territorit të Kosovës, në qershor të vitit 2023. E muaj më vonë, njësiti “Kobra” që është...

Gazës mund t’i duhen 14 vjet për t’u pastruar nga rrënojat, njofton eksperti

Lufta në Gazë ka krijuar rreth 37 milionë ton mbeturina, pjesa më e madhe bomba të pashpërthyera, e të cilave mund t’i duhen më...

Gërvalla kujton masakrën e Mejës: S’do të ndalemi së punuari deri të zbardhet fati i secilit të zhdukur me dhunë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka kujtuar Masakrën e Mejës në ditën e të zhdukurve me dhunë. Gërvalla tha se në Masakrën e...