Deputetja e VV-së: Bashkësia ndërkombëtare po dëshiron ta shantazhojë Kosovën

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mosfutjen...

Liberalizimi “pa” efekt: Kosovarët i mbesin besnik Shqipërisë për turizëm

Përkundër se kosovarët tash e katër muaj po mund...

Euronews: Refuzimi i Kurtit për Asociacionin shtyri vendimin për KiE

Burimet diplomatike kanë thënë për agjencinë e lajmeve “Euronews” se refuzimi...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Bauer: S’mjafton ‘të ngremë duart’ dhe të presim që BE e NATO të bëjnë diçka për Ballkanin

Extra AL PVC

Liderët politikë në Ballkan duhet të jenë përgjegjës për vendet e tyre dhe u takon atyre të luajnë një rol të rëndësishëm dhe ta mbajnë Ballkanin të qëndrueshëm dhe të sigurt, andaj nuk mjafton të “ngrini duart” dhe të presësh që NATO dhe BE të bëjnë diçka për ty.

Kështu ka thënë në një intervistë për gazetën “Pobjeda”, zyrtari i lartë ushtarak i NATO-s Rob Bauer, i cili javën e kaluar ishte për vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Admirali Bauer thotë se lufta me Rusinë është një mundësi reale.

“Koha nuk është më në anën tonë. Nëse sulmoheni, nuk keni kohë. Duhet të jesh gati”, tha Bauer.

Bauer tha se NATO nuk paraqet kërcënim për Rusinë, por ajo që kjo e fundit po bën në Ukrainë ka të bëjë me “frikën nga demokracia” dhe për të shkëputur këtë vend nga integrimet euroatlantike.

I pyetur nëse NATO është e përgatitur për një sulm eventual nga Rusia, admirali Bauer tha se “duhet të dimë se cili lloji i aftësisë iu nevojitet”.

“Koha nuk është më në anën tonë. Nëse sulmoheni, nuk keni kohë. Duhet të jeni gati. Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për më shumë ushtarë në gatishmëri të lartë. Ne kemi nevojë për më shumë aftësi. Ne kemi nevojë për më shumë furnizime. Ne kemi nevojë për më shumë logjistikë. Ne kemi nevojë për më shumë dhe ushtrime më të mira për planet që kemi bërë”, tha Bauer.

Bauer ka folur edhe rreth deklarimeve të presidentit amerikan Joe Biden, se “nëse Rusia fiton në Ukrainë, çfarë mendoni se do të ndodhë me Ballkanin”.

Nëse Rusia fiton luftën në Ukrainë, ky nuk është fundi i armiqësive. Nëse ata fitojnë luftën në Ukrainë, kjo mund t’u japë atyre një ide se mund të marrin më shumë. Dhe nuk është vetëm Ballkani, ka edhe kombe të tjera ku ata do të shihnin interesin e tyre. Kjo është arsyeja pse NATO duhet të përgatitet për t’u mbrojtur më mirë. Mendoj se mënyra se si punojmë së bashku me BE-në në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë është një shembull për të ardhmen. Dhe këto nuk janë vende të NATO-s, por me ndihmën e BE-së dhe NATO-s janë stabilizuar vitet e fundit”, tha ai.

 

Bauer theksoi se në Ballkan ka stabilitet të brishtë, andaj BE-ja së bashku me NATO-n po punon në këtë drejtim, por sipas tij nevojitet edhe një angazhim më i madh nga liderët e vendeve të rajonit ballkanik.

“Ne nuk jemi të vetmit që duhet të bëjmë diçka këtu. Të gjithë liderët politikë duhet të jenë përgjegjës për vendet e tyre. Nuk mjafton të “ngrehësh duart” dhe të presësh që BE dhe NATO të bëjnë diçka për Ballkanin. Vetë vendet dhe liderët në këto vende luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e Ballkanit të qëndrueshëm dhe të sigurt. NATO dhe BE do të ndihmojnë siç kemi bërë prej vitesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. NATO, si kundërpërgjigje ndaj asaj që ndodhi në shtator në Kosovë, rriti numrin e ushtarëve në KFOR, dhe kjo për shkak se ne po vëzhgojmë se çfarë po ndodh në terren”, tha admirali Bauer.

Ai ka paralajmëruar rritjen e numrit të forcave të KFOR-it në Kosovë nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme.

“Tani po diskutohet nëse numri i forcave në KFOR është i mjaftueshëm dhe nëse është e nevojshme, atëherë do të diskutojmë numrat dhe nëse duhet t’i shtojmë, do të diskutojmë dhe pas vendimit do ta bëjmë. Pra, është e gjitha pjesë e asaj që bëjmë në baza ditore”, u shpreh ai.

spot_img

Të fundit

Pse e kemi kaq të vështirë të arsyetojmë dhe të zgjidhim problemet tona?

Duket sikur gjithnjë e më shumë njerëz po tërhiqen...

Deputetja e VV-së: Bashkësia ndërkombëtare po dëshiron ta shantazhojë Kosovën

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mosfutjen...

Liberalizimi “pa” efekt: Kosovarët i mbesin besnik Shqipërisë për turizëm

Përkundër se kosovarët tash e katër muaj po mund...

Euronews: Refuzimi i Kurtit për Asociacionin shtyri vendimin për KiE

Burimet diplomatike kanë thënë për agjencinë e lajmeve “Euronews” se refuzimi...

Pse e kemi kaq të vështirë të arsyetojmë dhe të zgjidhim problemet tona?

Duket sikur gjithnjë e më shumë njerëz po tërhiqen nga emocionet e tyre në vend që të përdorin logjikën për të marrë vendime. Por...

Deputetja e VV-së: Bashkësia ndërkombëtare po dëshiron ta shantazhojë Kosovën

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mosfutjen në agjendë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), ka thënë se ka...

Liberalizimi “pa” efekt: Kosovarët i mbesin besnik Shqipërisë për turizëm

Përkundër se kosovarët tash e katër muaj po mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e Bashkimit Evropian, ata po vazhdojnë të jenë vizitorë besnik...