FSK realizon ushtrime në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon zgjerimin e bashkëpunimit...

Mozaiku i Antigonesë, i hapur për publikun deri në fund të majit

Tashmë është i vizitueshëm për publikun mozaiku në Parkun...

Abdixhiku: Suhareka po bëhet qytet i futbollit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gazës mund t’i duhen 14 vjet për t’u pastruar nga rrënojat, njofton eksperti

Extra AL PVC

Lufta në Gazë ka krijuar rreth 37 milionë ton mbeturina, pjesa më e madhe bomba të pashpërthyera, e të cilave mund t’i duhen më shumë se një dekadë për t’i larguar, ka njoftuar një zyrtar i lartë i OKB-së.

Bëhet e ditur se në Gazë gjenden mesatarisht 300 kilogram rrënoja në një metër katrorë.

Bazuar në sasinë aktuale të mbeturinave në Gazë, me 100 kamionë na duhen 14 vjet punë. Me vazhdimin e luftës do të jetë e pamundur të vlerësohet se sa kohë duhen për pastrim”, tha Pehr Lodhammar, ish-shef i Shërbimit të Çminimit të Kombeve të Bashkuara për Irakun.

Siç raportohet, pastrimi i rrënojave do të jetë punë e ngadaltë dhe e rrezikshme për shkak të kërcënimit nga predhat, raketat e armët e tjera të groposura.

Kjo pasi mesatarisht rreth 10 për qind e armëve nuk kanë shpërthyer, përcjell Telegrafi.

Deri më tash, përpjekjet e perëndimorëve për të ndaluar luftën nuk janë marrë parasysh nga Izraeli i cili kërcënon me ofensivë në Rafah.

Rafahu strehon më shumë se gjysmën e popullsisë së Gazës dhe është pika kryesore e hyrjes së ndihmave humanitare. E një sulm atje thuhet se do të ketë “efekte katastrofike” jo vetëm mbi palestinezët, por edhe mbi paqen dhe sigurinë rajonale.

Ndryshe, Izraeli nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Edhe pse ka pasur presion ndërkombëtar në rritje për një marrëveshje midis Hamasit dhe Izraelit, lufta vazhdon dhe numri i viktimave rritet.

Së fundmi, trupat amerikane kanë filluar ndërtimin e një baze lundruese që synon përshpejtimin e dërgimit të ndihmave në territoret palestineze.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

FSK realizon ushtrime në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon zgjerimin e bashkëpunimit...

Mozaiku i Antigonesë, i hapur për publikun deri në fund të majit

Tashmë është i vizitueshëm për publikun mozaiku në Parkun...

Abdixhiku: Suhareka po bëhet qytet i futbollit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Humolli kritikon ndërkombëtarët për qasje joneutrale: Lajçaku e Escobari janë proserbë

Fatmir Humolli, deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka kritikuar...

FSK realizon ushtrime në poligonin ushtarak në Bizë të Shqipërisë

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon zgjerimin e bashkëpunimit me shtete mike për fuqizimin e kapaciteteve ushtarake. Kësaj radhe Komanda e Forcave Tokësore ka realizuar...

Mozaiku i Antigonesë, i hapur për publikun deri në fund të majit

Tashmë është i vizitueshëm për publikun mozaiku në Parkun Arkeologjik të Antigonesë. Mozaiku i Kishës Paleokristiane Antigone është me përmasa 7.8 x 3.8 metra dhe...

Abdixhiku: Suhareka po bëhet qytet i futbollit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë sot një vizitë te klubet nga qyteti i Suharekës, Ballkani dhe Suhareka ’23. Abdixhiku...