Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin...

Shtime, tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka...

Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Frika amerikane nga zemërimi i publikut në Botën Arabe

Extra AL PVC

Administrata e Presidentit Joe Biden ka pranuar kumte jo të mira paralajmëruese nga diplomatët e shtetit në botën arabe, se mbështetja e fuqishme amerikane për fushatën ushtarake dhe destruktive të Izraelit është duke ndikuar në humbjen e mbështetjes së publikut në atë rajon për gjenerata të tëra, raporton CNN.

Kabllot diplomatike që kanë dalur në publik kanë theksuar shqetësimin e madh të zyrtarëve amerikanë lidhur me rritjen e zemërimit të publikut kundër Shteteve të Bashkuara, e i cili ka shpërthyer me të madhe pasi Izraeli e ka ndërmarr fushatën e tij kundër Hamasit në Gaza, për shkak se grupi militant në fjalë kishte sulmuar në mënyrë terroriste këtë shtet me 7 tetor, duke lënë pas 1400 të vrarë.

“Në jemi duke humbur në mënyrë tmerrshme hapësirën e betejës, shkruante të mërkurën një kabllo e tillë diplomatike nga Ambasada e SHBA-ve në Oman”, raporton mediumi në fjalë. Mbështetje e fuqishme për veprimet e Izraelit është duke u “perceptuar si një material për fajësi morale në ato që po konsiderohen si krime të mundshme të luftës” 

Ndërkohë, Presidenti Joe Biden kohën e fundit i është nënshtruar një presioni më të madh si brenda ashtu jashtë vendit lidhur me mbështetjen SHBA-ve për Izraelin, në mes të imazheve të shkatërruese në Gaza dhe krizës humanitare në regjion. Madje, kohët e fundit edhe aleatet e SHBA-ve në regjion e kanë bërë të qartë zemërimin e tyre për krizën humanitare në Gaza. Kurse administrata amerikane deri më tani i ka rezistuar presioneve për fillimin e një armëpushimi.

Javën e kaluar në samitin që u mbajt me ftesë të Jordanisë, ku morën pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit, Arabisë Saudite si dhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinë u potencua nevoja urgjente për një armëpushim të tillë. Pjesë e këtij takimi ishte edhe Sekretari amerikan i shtetit Antony Bliknen.  Mirëpo, ky i fundit e kundërshtoji këtë thirrje, duke pohuar se një veprim i tillë do të ofronte më shumë kohë Hamasit për t’i rigrupuar forcat.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë, ka pohuar se Izraeli do të fillojë zbatimin e pauzave humanitare katër-orëshe, gjatë sulmeve ndaj Hamasit në Gazën veriore.

Sidoqoftë, brenda kësaj administrate shqetësimi vazhdon të jetë i madh mbi përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, para disa ditësh Presidenti Joe Biden gjatë një fjalimi drejtuar kombit amerikan kishte pohuar se “mbështetja për Izraelin dhe Ukrainën është jetike për sigurinë e SHBA-së”. Por më vona kjo administratë kishte shprehur rezervat e saj për planet e këtij shteti për intervenim ushtarak në Gaza.  Kurse, para dy dite zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara John Kirby ka deklaruar se “SHBA-ja beson se do të ishte gabim për Izraelin nëse do ta ripushtonte Gazën”.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur...

Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin...

VIDEO/ Kështu po duken Alisa dhe Urimi në dasmën e tyre

Ish-banorët e “BBVK1”, Alisa dhe Urimi i kanë dhënë...

Shtime, tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka...

Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pas përplasjes së helikopterit pranë kufirit me Azerbajxhanin, është një protagonist...

Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares për Diplomaci, Liz Allen, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në njoftimin e DASH...

VIDEO/ Kështu po duken Alisa dhe Urimi në dasmën e tyre

Ish-banorët e “BBVK1”, Alisa dhe Urimi i kanë dhënë fund beqarisë. Dyshja kanë publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” ku shihen të veshur si...