Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të...

52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një...

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Ali Lajçit

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i pikëlluar nga lajmi...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ekskluzive: Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Extra AL PVC

Gazeta Nacionale ka mësuar nga burimet e saj se Martin Berishaj, ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar gjerësisht në medie.

Berishaj, të cilin pushteti e kishte mbrojtur fuqishëm, po përfaqësohet nga avokati Tomë Gashi.

Vitin e kaluar, mediat sllovene shkruajtën për një skandal të madh financiar, ku ishte i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohej për shpëlarje parash, dukej që ishte përfshirë edhe ambasadori Berishaj.

Një televizion slloven, Planet TV, kishte raportuar se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, z. Berishaj.

Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar, tregonte se në xhirollogarinë e MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MB Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.

Në raportimet e medies sllovene, Berishaj dyshohej se ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven.

Në lidhje me këto akuza, ambasadori i Kosovës e kishte shkruar një status të gjatë në Facebook, ku kishte provuar që t’ju jepte përgjigje akuzave që i qëndrojnë mbi kokë, ndonëse shkrimi i tij vetëm se e kishte zgjeruar edhe më shumë mjegullnajën rreth rastit.

Sjellim ndër mend që Berishaj po hetohet edhe për raportim të rremë të pasurisë. Këtë hetim e kishte konfirmuar muaj më parë Agjencia Kundër Korrupsionit, duke theksuar se ka dorëzuar një kallëzim penal në prokurori.

Fillimin e hetimeve ndaj Berishajt për Nacionalen e kishte konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se rasti për të cilin keni parashtruar pyetje është duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit”, theksohej nga Prokuroria Themelore në Prishtinë./Nacionale/

spot_img

Të fundit

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të...

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Elon Musk ka njoftuar se tani ndodhet në Pekin...

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e tumoreve

Vaj ulliri ekstra i virgjër, bukë integrale, fruta të...

52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një...

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Prizrenit, ku ka mbetur i lënduar një person Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Vesel...

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Elon Musk ka njoftuar se tani ndodhet në Pekin për të diskutuar mundësinë e mënyrës autonome të drejtimit të veturave Tesla në Kinë. Bëhet e...

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e tumoreve

Vaj ulliri ekstra i virgjër, bukë integrale, fruta të freskëta dhe të thata në sasi të kufizuara dhe të paracaktuara. Dieta “hipoglikemike”, e bazuar në...