Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin...

Shtime, tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka...

Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Çfarë duhet të dini për depilimin me lazer, ja përfitimet dhe rreziqet e mundshme

Extra AL PVC

Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrat tradicionale të depilimit, heqja e qimeve me lazer mund të jetë një opsion që ia vlen të merret parasysh.

Kjo është një nga procedurat kozmetike që po përdoret gjithmonë e më shumë për shkak të efektshmërisë dhe kohëzgjatjes.

Si të përgatiteni për depilimin me lazer

Fillimisht duhet të dini se kjo është një procedurë mjekësore që kërkon trajnimin e duhur dhe mbart edhe disa rreziqe të mundshme.

Përpara se të bëni heqjen e qimeve me lazer, duhet të kontrolloni plotësisht kredencialet e mjekut që kryen procedurën.

Nëse po planifikoni t’i nënshtroheni heqjes së qimeve me lazer, nuk duhet të depiloheni për gjashtë javë përpara trajtimit.

Kjo për shkak se lazeri synon të eleminojë rrënjët e qimeve, të cilat hiqen përkohësisht me depilim ose shkulje.

Gjithashtu duhet të shmangni ekspozimin në diell për gjashtë javë para dhe pas trajtimit. Ekspozimi në diell e bën heqjen e qimeve me laser më pak efektiv dhe i bën më të mundshme ndërlikimet pas trajtimit.

Pak para procedurës, qimet tuaja do të shkurtohen në disa milimetra mbi sipërfaqen e lëkurës. Më pas, rreth 20-30 minuta para procedurës me lazer aplikohet ilaçi mpirës.

Pajisja e lazerit do të gradohet sipas ngjyrës, trashësisë dhe vendndodhjes së qimeve tuaja, si edhe sipas lëkurës suaj.

Në varësi të lazerit ose burimit të dritës së përdorur, ju dhe mjeku do t’ju duhet të përdorni mbrojtjen e duhur për sytë. Gjithashtu do të jetë e nevojshme të mbroni shtresat e jashtme të lëkurës tuaj me një xhel të ftohtë ose pajisje speciale ftohëse.

Më pas, mjeku do të japë një puls drite në zonën e trajtimit dhe do të shikojë zonën për disa minuta për t’u siguruar që trajtimi po kryhet me sukses.

Kur të përfundojë procedura, mund t’ju jepen pako akulli, kremra apo ujë i ftohtë për të lehtësuar çdo dhimbje.

Ju mund të planifikoni trajtimin tuaj të ardhshëm katër deri në gjashtë javë më vonë.

Përfitimet

Përdorimi i lazerit për heqjen e qimeve të padëshiruara nga fytyra, këmbët, mjekra, shpina, krahu, pjesa e bikinit dhe zona të tjera, ofron disa përfitime si:

Lazari heq në mënyrë selektive qimet e errëta dhe të trasha, duke e lënë lëkurën të padëmtuar. Kjo teknikë mund të heqë shumë qime në të njëjtën kohë, duke reduktuar kështu edhe kohëzgjatjen e këtij procesi.

Shumica e pacientëve kanë rënie të përhershme të qimeve pas një periudhe prej tre deri në shtatë seancave.

Rreziqet e mundshme

Për një ose dy ditë më pas, zona e trajtuar do të duket sikur është djegur nga dielli. Kompresat e ftohta dhe hidratuesit mund të ndihmojnë.

Nëse keni trajtuar qimet në fytyrë, ju mund të vendosni grim të nesërmen, përveç rastit nëse lëkura juaj ka flluska.

Flluskat janë të rralla, por mund të shfaqen tek njerëzit me ngjyrë më të errët të lëkurës.

Efekte të tjera anësore të mundshme janë ënjtja dhe skuqja.

Dhimbjet e përhershme ose ndryshimet në ngjyrën e lëkurës janë të rralla./AgroWeb.org

spot_img

Të fundit

Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur...

Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin...

VIDEO/ Kështu po duken Alisa dhe Urimi në dasmën e tyre

Ish-banorët e “BBVK1”, Alisa dhe Urimi i kanë dhënë...

Shtime, tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka...

Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pas përplasjes së helikopterit pranë kufirit me Azerbajxhanin, është një protagonist...

Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares për Diplomaci, Liz Allen, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në njoftimin e DASH...

VIDEO/ Kështu po duken Alisa dhe Urimi në dasmën e tyre

Ish-banorët e “BBVK1”, Alisa dhe Urimi i kanë dhënë fund beqarisë. Dyshja kanë publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” ku shihen të veshur si...