Të fundit:

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...
ISP BroadcastISP Broadcast

Broadcom përpiqet ta bindë BE-në rreth një marrëveshje në vlerë të 61 miliardë dollarëve

ISP Broadcast

Shefi ekzekutiv i prodhuesit amerikan të çipave Broadcom, Hock Tan gjatë ditës tha se do të përpiqet të bindë zbatuesit e antitrustit të BE-së se oferta e tij e propozuar prej 61 miliardë dollarësh për firmën e kompjuterave cloud VMware, e cila ka shkaktuar shqyrtim në të dy anët e Atlantikut, është pro konkurrencës.

Tan, i rrethuar nga drejtuesit dhe avokatët e tij, arriti të premten herët në mëngjes në Bruksel për një seancë të mbyllur dëgjimore mbi një nga lidhjet më të mëdha në historinë e sektorit të teknologjisë. Ai nuk pranoi të komentojë ndërsa po shkonte në seancë.

Tutje, Hock Tan do të prezantojë argumentet e tij tek zyrtarët e lartë të Komision Evropian, përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e tij të përgjithshëm për bashkimet e firmave, Guillaume Loriot, dhe homologët e tyre nga agjencitë kombëtare të konkurrencës, si dhe avokatët nga ekzekutivi i BE-së, raporton Reuters.

Presidenti i VMware, Sumit Dhawan paraqitjen e tij në këtë seancë do ta bëjë nga një video konferencë, ndërsa brenda seancës nuk do të ketë asnjë pjesëmarrës nga palët e treta.

Kërkesa e Broadcom për seancën dëgjimore erdhi pasi Komisioni Evropian muajin e kaluar paralajmëroi se marrëveshja mund të kufizojë konkurrencën në treg për disa komponentë harduerikë që ndërveprojnë me softuerin e VMware.

Kompania kishte shpresuar se rregullatorët do të konsideronin prezencën e Amazon, Microsoft dhe Google në tregun e kompjuterëve “cloud” si një provë e konkurrencës së fortë, thanë për Reuters disa persona në njohuri me çështjen.

Broadcom pritet të ofrojë mjete juridike në ditët në vijim pas seancës dëgjimore. Afati i BE-së për një vendim është 21 qershori, i cili do të shtyhet pasi të dorëzohen koncesionet.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Milot. Nga pamjet të cilat ka siguruar TV Arbëria, shihet se njësitet relevante kanë dalur...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi në Ferizaj bënte kalkulime ta rëzonte FC Malishevën nga Superliga. Ai tha se Agim Ademi kishte...

Gazetari i sportit Arlind Sadiku, thotë se ekipi i ‘FC Malishevës’ duhet të merret shembull për organizim të mirë

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ishte i ftuar sot në emisionin 'Rock 'N' Roll Football', ku foli për ekipet futbollistike të Kosovës. I pyetur për...