Protestë në Tiranë për rrëzimin e Elion Veliaj (Video&Foto)

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e...

Rifillon gjyqi penal ndaj ish-presidentit Trump

Të martën rifillon gjyqi penal në Nju Jork ndaj...

Fast Kosova arreston një person të kërkuar me urdhërarrest nga INTERPOL-i

Njësiti ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A filloi nga dje sfida e vërtetë e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës?

Extra AL PVC

Përgatiti: Afrim Kasolli-Kosova dje e kaloi një hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës, organizatën më të vjetër në kontinentin tonë sa i përket promovimit të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe afirmimit të vlerave dhe standardeve demokratike.

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, votuan pro raportit që e rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Në favor të këtij opsioni ishin 131 deputetë, kundër  29, kurse 11 abstenuan. Në këtë mënyrë, tashmë ky proces kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët do të mblidhen në muajin maj, për të vendosur përfundimisht në për fatin e Kosovës. Siç dihet, opinioni i Asamblesë Parlamentare nuk është obligativ për Këshillin Ministror.

Prandaj, ka gjasa që para këtij votimi Kosovës t’i kërkohet të lëviz konkretisht në drejtim të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, një detyrim ky që del nga Marrëveshjet e Brukselit,  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si ato të vitit 2013 dhe 2015, ashtu edhe nga Marrëveshja bazike sipas planit franko-gjerman tw vitit të kaluar. Dhe fillimi i themelimit të këtij entiteti po kërkohet me ngulm nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga vendet e QUINT-it, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia.

Ndonëse, në fjalën e saj para Asamblesë, autorja e raportit, Dora Bakoyannis, që është ish-ministre e Jashtme e Greqisë dhe motra e kryeministrit aktual grek, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar  se këtë e “konsideruar si çështje krejtësisht në kompetenca të brendshme të Kosovës. Por, u shpreh se kjo ka qenë një gurthemel në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që e udhëheqë BE-ja. Prandaj, shtoi ajo, kjo çështje nuk është në duart e Këshillit të Evropës dhe se ajo mund te jetë një lloji “angazhimi pas anëtarësimit”.

Ndër të tjera ajo “ka kërkuar nga Kosova të sigurojë që shpronësimet e pronave të pakicës serbe të kryhen në respektimin më të rreptë të ligjit dhe se, në rast të pranimit të Kosovës, shpronësimi i paligjshëm i tokës do t’i nënshtrohet kontrollit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.  Ndërkohë, shumë deputetë tjerë, gjatë punimeve të kësaj seance nuk lan pa e përmendur këtë obligim të Kosovës. Dhe kujtuan zotimin dhe betimin e kryeministrit Kurti për ta jetësuar këtë detyrim.

Se asgjë nuk ka përfunduar, sa i përket kësaj teme si tregues i qartë mund të merret edhe postimi i djeshëm i Ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ku në rrjetin e tij social shkruante, se “tani vjen puna e vështirë: në mënyrë që ta sigurojë shumicën e nevojshme prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave në maj, Kosova duhet të bëjë çfarë është e nevojshme për të bindur me merita dhe veprime”.

Ndërkohë,  pak ditë më parë, mediumi Evropa e Lirë, shkruante se mund të ndodh që në muajin maj të mos merret fare vendimi përfundimtar, sepse pikërisht Quint-i kërkon që çështja e Asociacionit të adresohet para se të vjen në rend dite votimi për anëtarësimin e Kosovës.

Në anën tjetër, këtu duhet kujtuar, se dje ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të grupit të quajtur COREPER, kanë arritur marrëveshje për ndryshimin e kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë, ndryshime të cilat thonë se zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, bëhet pjesë përbërëse e kapitullit 35 të kësaj kornize. Çfarë nënkupton se bashkësia ndërkombëtare është duke kërkuar rrugë dhe mënyra të ndryshme për t’i detyruar, si Serbinë ashtu edhe Kosovën për t’i detyruar që t’i zbatojnë obligimet që dalin nga Marrëveshja për të cilën janë dokorduar.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një interviste mbrëmë në Kanali 10, vetëm sa e shtoi më shumë konfuzionin se sa e qartësoi strategjinë e tij për t’u ballafaquar më këtë situatë.  Ai e vazhdoi refrenin e tij të njohur se fillimisht duhen “kuajt e tani qerrja, e jo qerren para kuajve”. Se kushdo që flet për Asociacionin para Marrëveshjes bazike i shërben Serbisë dhe jo Kosovës. Dhe duke e  transmetuar mesazhin se tashmë më shumë interesat e Kosovës mw shumw po i mbron Greqia që nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, se sa SHBA-të që janë më meritoret në procesin e shtet-ndërtimi, ngase këto të fundit po mbrojnë një qëndrim më poshtë se sa Dora Bokojanis.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Protestë në Tiranë për rrëzimin e Elion Veliaj (Video&Foto)

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e...

Rifillon gjyqi penal ndaj ish-presidentit Trump

Të martën rifillon gjyqi penal në Nju Jork ndaj...

Fast Kosova arreston një person të kërkuar me urdhërarrest nga INTERPOL-i

Njësiti ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar...

Protestë në Tiranë për rrëzimin e Elion Veliaj (Video&Foto)

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme. Jashtë SPAK është pritur nga disa qytetarë që...

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Bashkimi Evropian tha se mbetet në qëndrimin e shprehur më herët se në Kosovë mbështet vetëm një strukturë të vetme institucionale dhe administrative, sipas...

Rifillon gjyqi penal ndaj ish-presidentit Trump

Të martën rifillon gjyqi penal në Nju Jork ndaj ish-presidentit Donald Trump. Rikthehet në bankën e dëshmitarëve bankieri Gary Farro, i cili luajti rol...