Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme. Jashtë SPAK është pritur nga disa qytetarë që e kanë thirrur me fjalët ‘hajdut’.
Në krye të qytetarëve, qëndonte Klevis Balliu, të cilit Veliaj i ka kutjuar makinën e shtrenjtë me të cilën qarkullon në Tiranë.
“Hajdut thuaj Fahri Balliut që ka makinë 100 mijë euro”, ishte përgjigja e Veliajt, që nuk e ka pritur aspak me sportivitet, pritën e bërë nga një grup qytetarësh.
Burime bëjnë me dije se Veliaj do të merret në pyetje nga SPAK për aferën e inceneratorëve, ku ai i Tiranës është ende nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
/TV Arbëria