Lumir Abdixhiku premton rritje enorme rrogash: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u zotua në Pressing...

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A ka vendosur BE-ja që ta aktivizojë më shumë metodën karotës për Kosovën dhe Serbinë

Extra AL PVC

Përgaditi: Afrim Kasolli

 

Pak para zgjedhjeve për parlamentin Evropian, si duket politika e BE-së ka vendosur ta aktivizojë edhe më shumë metodën e karotës ndaj Kosovës dhe Serbisë, për t’i detyruar që ta zbatojnë Marrëveshjen bazike të Brukselit dhe atë të sekunecimit të Ohrit, sipas planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndemjet dy vendeve.

 

Që kur palët u dakorduan për këtë dokument, sipas Shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ato ishin pajtuar publikisht edhe që “ Marrëveshja dhe zbatimi i saj përmes Aneksit të bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse drejt Bashkimit Evropian”. Në këtë mënyrë, edhe pse kishte munguar nënshkrimi zyrtar në këtë dokument, atëherë Brukseli ishte në kërkim të rrugëve për t’i bindur palët që ta kuptojnë Marrëveshjen si obligim, dhe t’i implementojnë të gjitha pikat.

 

Kjo, në rastin e Serbisë, përmes përfshirjes së Marrëveshjes në kornizën e negociatave të anëtarësimit në BE, ndërsa për Kosovën në Komisionin për Normalizim. Pra në këtë mënyrë ishte bërë e qartë, se mosimplementimi nga ana e palëve do të kishte pasoja për procesin e integrimeve të tyre në BE, por edhe për asistencën financiare të Bashkimit Evropian. Ndërkohë,  kohë më parë Kosovës dhe Serbisë i është thënë se nëse nuk demonstrojnë progres në drejtim të zbatimit të këtyre marrëveshjeve, nuk do të mund të kenë akses, as në Planin e Rritjes për Ballkanit Perëndimor dhe Integrimin më të Shpejtë në BE”.

 

Në këtë kontekst, ky kushtëzim ka filluar të qartësohet këto ditë më shumë së kurrë me parë. Në rastin e Kosovës, dje në orët e fundit me propozimin e Italisë është ndryshuar raporti i deputetes greke, Dora Bakoyannis, i cili do të hedhet sot për votim nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, ku thuhet se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të shërbejë si parakusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Këtë kushtëzim shumë diplomatë perëndimorë e kanë parë si të domosdoshëm dhe si shanin e fundit për t’i bërë presion Kurtit që të pajtohet me themelimin Asocacacionit.

 

Mirëpo, siç shkruan Evropa e Lirë, në këto çaste, ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të grupit të quajtur COREPER, kanë arritur marrëveshje për ndryshimin e kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë, ndryshime të cilat thonë se zbatimi i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, bëhet pjesë përbërëse e kapitullit 35 të kësaj kornize. Siç dihet para pak dite, Këshilli i BE-së kishte dështuar për ta ndërtuar një konsensus për këtë temë.

Me këtë kthese të “befasishme” duket sikur BE-ja ka vendosur ta zbatojë politikën e karotës si ndaj Kosovës ashtu edhe Serbisë.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të...

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më...

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, më shumë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i humbjes së peshës sa dieta, dhe sa më herët të shkojmë për të fjetur, aq...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të konsumoni sasi të mëdha uji çdo ditë, por në fakt, hidratimi i tepërt mund të...