Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Projektligjet për zyrtarët publikë dhe pagat, opozita kërkon kohë: Do të përfundojnë në Kushtetuese

Extra AL PVC

Mes kritikave dhe vërejtjeve opozita ka kërkuar të hënën që mos të miratohen me nguti dy projektligjet, për zyrtarët publikë dhe ai për pagat në sektorin publik.

Gjatë shqyrtimit të tyre mes dy leximeve në Komisionin për Administratë Publike, deputeti nga radhët e PDK-së, Isak Shabani kërkoi që këto dy projektligje të mos miratohen me nxitim ose me procedurë të përshpejtuar.

“Ky nxitim ka për qëllim të miratohen me shpejtësi pa ndryshime për të përfunduar pastaj në Kushtetuese këto dy ligje. Sot s’kemi me mundur as me i lexuar jo me i shqyrtuar dhjetëra qindra amendamente. Kështu që duhet me na dhënë kohë dhe duhet me u shtyrë për të pasur ligje të mira”, tha ai.

Për këtë kryetari i Komisionit nga radhët e Vetëvendosjes, Valon Ramadani tha se ka një vendim të Kuvendit për përshpejtim të afateve të miratimit të këtyre dy projektligjeve.

Edhe deputeti nga AAK, Besnik Tahiri ka thënë se shqyrtimi me nguti i Kuvendit për Projektligjin për zyrtarë publikë dhe Projektligjin për pagat është i gabim.

Deputeti Tahiri tha se ka propozuar një amendament për Projektligjin për pagat për caktimin e vlerës së koeficientit në 129 euro.

Megjithatë, ai pret që punonjësit e Gjykatës dhe Prokurorisë do të jenë të pakënaqur me Ligjin për pagat dhe do ta dërgojnë në Kushtetuese për shkak të uljes së pagave të tyre.

Ndërsa, për Projektligjin për zyrtarët publikë, Tahiri tha se sigurt që do të përfundojë në Kushtetuese.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se shqetësim i Zyrës së BE-së dhe LDK për Projektligjin për zyrtarët publikë mbetet shpallja e rekrutimit pas një viti për të gjitha pozitat e nivelit të mesëm menaxherial.

“Në qoftë se këto shqetësime nuk do të merren parasysh, ky ligj do të përfundojë në Kushtetuese”, tha ajo.

Kuvendi në seancën e fundit ka vendosur që me procedurë të përshpejtuar të shqyrtohen këto dy projektligje në lexim të dytë në seancën e së enjtes së ardhshme.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...