Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

IKD: Kuvendi zhvilloi punime në tre raste pa e miratuar rendin e ditës e me mungesë të thellë të transparencës

Extra AL PVC

Hulumtuesi i lartë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka thënë Kuvendi i Kosovës zhvilloi punime në tre raste pa e miratuar rendin e ditës.

Gjatë prezantimit të raportit me titull “Kuvendi i Dështimeve”, Jakaj tha se IKD ka gjetur se kryeparlamentari, Glauk Konjufca, interpretoi gabimisht Rregulloren e Kuvendit për mosfillimin dhe mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për arsye se në sallë nuk ishin të pranishëm 61 deputetë.

“Sa i përket respektimit të procedurave në pajtim me rregulloren e Kuvendit, IKD gjen se në tre raste Kuvendi i Kosovës zhvilloi punime pa miratuar rendin e ditës në seancë plenare, për arsye se ky rend i ditës nuk u votua në Kryesinë e Kuvendit në mungesës të kuorumit”, tha Jakaj.

Sipas tij, IKD vlerëson se kuorumi në seancë plenare është i domosdoshëm dhe i patejkalueshëm për votimin e projektligjeve dhe akteve të tjera të Kuvendit, por kuorumi nuk duhet të jetë pengesë për zhvillimin e debatit parlamentar, veçanërisht kur ajo është e thirrur nga 1/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, bashkësi deputetësh që me Kushtetutë kanë të drejtën e propozimit edhe të amendamenteve kushtetuese.

Tutje Jakaj tha se edhe gjatë vitit 2023 Kuvendi ka vazhduar të përballet me mungesë të thellë të transparencës.

“Që nga publikimi i gjetjeve në Raportin për punën e Kuvendit gjatë vitit 2022 nuk është bërë lëvizje e duhur dhe pozitive në drejtim të publikimit të të gjitha materialeve me rastin e mbajtjes së një seance parlamentare”, tha Jakaj.

Jakaj po ashtu ka thënë se komisionet parlamentare i mbajnë mbledhjet e hapura, por të njëjtat vazhdojnë të mos transmetohen përmes faqes zyrtare të Kuvendit përmes Radio Televizionit të Kosovës ose edhe përmes ndonjë entiteti tjetër siç janë agjencitë e lajmeve.

“Përkundër premtimit që votimi elektronik do të zgjidhet shpejtë, Kuvendi ka dështuar që këtë çështje ta rregullojë”, tha i njëjti.

Ndërsa, për shkak të mungesës së votimit elektronik, Jakaj tha se shpesh herë ka ndodh që numërimi i votave të mos jetë i saktë dhe të përsëritet në më shumë se dy herë dhe sërish të mos jetë i qartë në fund rezultati.

Në anën tjetër, ai tha se Kuvendi vazhdon të mos respektojë Rregulloren e Kuvendit me rastin e publikimit të votës së deputetëve ku kjo rregullore kërkon që votimi me dorë të bëhet publik menjëherë pas përfundimit të seancës plenare.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...