Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Osmani: Në projektligjin për sport kemi përfshirë çështjen e infrastrukturës dhe financimit

Extra AL PVC

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, të mërkurën ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Sport, ku u diskutuan mundësitë e zhvillimit të sportit në aspekte të ndryshme.

Të ftuar ishin përfaqësues të Drejtorive Komunale të Sportit nga Dragashi, Gjakova dhe Drenasi.

Kryetari i Komisionit, Ardian Gola, tha se është e rëndësishme formimi i një ligji për sport, dhe duhet kontribuar në projektligjin që i shërben kësaj fushe.

“Dëgjimet publike, t’i shfrytëzojmë si mundësi për të pas një ligj për sport, ligji është një nga hallkat shtetërore është e rëndësishme të jemi kontributdhënës në këtë projektligj”, tha Gola.

Ndërsa, zevëndësministrja e kulturës, Daulina Osmani, tha se në projektligjin për sport janë caktuar 12 kapituj që adresojnë fusha të ndryshme duke i kushtuar rëndësi çështjes së infrastrukturës dhe çështjes së financimit.

“Ky projektligj është shumë i afërt me komunitetin sportiv. Ky takim do ta fuqizojë zhvillimin e sportit dhe konsolidon  praktikat e sportit. Ligji ka pas disa boshllëqe të cilat përmirësohen përmes këtij ligji. Me këtë projektligj, janë caktuar 12 kapituj qe adresojnë fusha të ndryshme duke i kushtuar rëndësi çështjes së infrastrukturës, çështjes së financimit, janë parapa roli dhe përgjegjësia e individëve në projektligj”, tha Osmani.

E njëjta, shtoi se një risi përmes ligjit është adresimi i kërkesës për veteranët ku parashihet kompensimi i tyre.

“Parashihet kompensimi i sportistëve që kanë kontribuar gjatë okupimit. Ligji parasheh edhe digjitalizimin e strukturave sportive në planifikimin e politikave bazuar në të dhënat nga regjistri”, tha ajo.

Deputeti, Bekim Haxhiu, shtroi në diskutim ndarjen jo të barabartë të buxhetit për komuna.

“Disa komuna ndajnë buxhet më shumë disa më pak, ndonëse ligji për sponsorizim hap një rrugë të madhe për investime. Në ndarjen e buxhetit me vendos një normë, ka komuna që ndajnë 50 mijë euro ka që ndajnë në 1 milionë, kjo është një lloj pabarazie sa i përket zhvillimit të sportit. Ta kemi një ligj për menaxhimin e kritereve sportive”, tha ai.

Haxhiu gjithashtu dha një sugjerim lidhur me çështjen e pronësisë.

“Një vërejtje ose sugjerim, që i kanë në nivelin komunal për menaxhimin e objekteve çështjen e pronësisë, niveli komunal duhet të ishte kogja konkret në fushën e infrastrukturës sportive”, tha ai.

Deputetja, Vlora Dumoshi, tha se është e rëndësishëm formimi i agjencioneve dhe inspektoratet.

“Projektligjet mundohemi me i shty përpara, në këtë projektligj ka shumë brenga për formimin e agjencioneve e inspektoratet”, tha ajo.

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...