Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

RrGK thotë se të akuzuarve për dhunimin e 11 vjeçares iu shqiptua dënim minimal: Skandaloze dhe e papranueshme

Extra AL PVC

Reagim: RrGK shpreh shqetësim të madh në lidhje me denimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur “shqetësim të madh për dënimin e ulët të dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë” për rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

RrGK thotë se gjykata ka shqiptuar minimumin e dënimit dhe këtë e kanë vlerësuar “skandaloze dhe të papranueshme”.

“Vepra penale për të cilën po akuzohen të pandehurit sipas Kodit Penal të Kosovës, neni 227, paragrafi 7, është e dënueshme me burgim së paku 10 vjet. Në këtë rast, gjykata ka shqiptuar minimumin e denimit, gjë që e vlerësojmë si skandaloze dhe të papranueshme, veçanërisht kur kemi të bejmë me një rast i tillë.”

“Ne si shoqëri, përfshirë Rrjetin e Grave të Kosovës, shprehim një shqetësim të thellë në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunimit nga institucionet e drejtësisë. Është thelbësore që gjykatat të kuptojnë peshën dhe ndikimin e këtyre rasteve në shoqëri dhe të ndërmerren veprime me seriozitet dhe dinjitet në trajtimin e tyre.”

RrGK ka shtuar se dënimet minimale shkaktojnë shqetësim për gratë dhe vajzat në Kosovë.

“Denimet minimale që shqiptohen për këto vepra shkaktojnë shqetësim për grate dhe vajzat në Kosovë pasi ato duket të jenë në favor të autorëve të krimit dhe jo në mbrojtje të viktimave. Kjo situatë i dekurajon viktimat e dhunës për të raportuar rastet e tyre dhe e bën më të vështirë për ta gjetur besimin në sistemin e drejtësisë.”

“Rrjeti i Grave të Kosovës do të vazhdojë të monitorojë reagimin institucional ndaj rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe të angazhohet për të siguruar mbështetje dhe drejtësi për viktimat e këtyre veprave të tmerrshme. Ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe ndihmë për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800.”

Dje Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vjet burgim gjashtë të akuzuar për dhunimin e 11 vjeçares – një me 12 vjet, ndërsa pesë të tjerë me nga 10 vjet.

“Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të Dhunimit, ashtu që i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh, secili veç e veç. I akuzuari G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të Dhunimit, i pandehuri D.RR është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit, i pandehuri F.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimi, si dhe i akuzuari E.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...