Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hilja e bojkotit në veri

Extra AL PVC

Opinion nga Arben Fetoshi, profesor në UP:

Futja e shtetit në aventura të tilla është më tepër se naivitet politik. Kur përpjekjet institucionale për “disiplinimin e serbëve në veri” përfundojnë me mospërfillje totale ndaj votimit të sotëm, jo vetëm që tregon se dështimi ka qenë i pritur, por edhe se Kosova nuk brengoset që qytetarët e saj (serbë) “i binden” plotësisht Beogradit.
Strategjia e re e Serbisë ndaj Kosovës (nga nëntori 2022) është BOJKOTIMI i shtetit në katër komunat veriore.
Pas braktisjes së institucioneve të Kosovës me urdhër të Vuçiqit (vetëm në katër komunat e veriut, jo edhe në Graçanicë, etj.), serbët e këtyre komunave, i bojkotuan zgjedhjet lokale të prillit 2023, reaguan me protesta të dhunshme ndaj përfaqësuesve që dolën prej atyre zgjedhjeve, u “disiplinuan” kur Beogradi nisi ta afishojë narracionin për Kosovën “si shtet represiv ndaj serbëve”, organizuan sulm të armatosur, me qëllim që Beogradi ta “arsyetonte” si rezistencë ndaj shtypjes, pastaj nënshkruan peticion për ta organizuar votimin për largim të kryetarëve shqiptarë (mesazhi: të padëshirueshëm), nuk e lejuan KQZ-në të përgatisë votimin në objektet shkollore dhe në fund, e bojkotuan sërish procesin, në qetësi.
Nëse në prill 2023, “për shkak të kërcënimeve e terrorit nga bandat kriminale, qytetarët serbë s’kanë guxuar të dalin në zgjedhje”, siç shpjegohej abstenimi asokohe, tani, kur policia i ka eliminuar ato dhe e ka përforcuar sundimin e ligjit, a kemi të bëjmë me bojkotim dhe cilat janë hilet e këtij bojkoti?
Sikur fletëvotimi të mos i kishte dy opsione (Po dhe Jo), bojkotimi edhe do të mund të interpretohej me ironi si mbështetje për kryetarët shqiptarë, por e vërteta duket më brutale: as qytetarët shqiptarë s’dolën për t’i mbështetur të zgjedhurit e tyre para një viti.
Kosova nuk lëshon pe për asociacionin e kontrolluar nga Gjykata Kushtetuese, por organizon “referendum” për të treguar se qytetarët e veriut e refuzojnë shtetin.
Kosova nuk lëshon pe për sovranitetin në veri, por “dorëzohet” para drejtorëve të shkollave, të cilët nuk lejojnë shfrytëzimin e tyre për votim.
E ne që ende shtetin e trajtojmë si “dërzhavë”, edhe më tutje s’po duam, siç do të thoshte U. Hoti, “t’i kalkulojmë pikat tangjente të rrymave të ujit me akullin mbi të”.
/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...