Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Barnatoret nuk respektojnë rregulloren e kujdestarive në Kryeqytet, Inspektorati shqipton dhjetëra gjoba

Extra AL PVC

Dhjetëra gjoba janë shqiptuar ndaj barnatoreve në Kryeqytet shkaku i shkeljes së orarit të punës të përcaktuar me rregulloren e re për orar të kujdestarive.

Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Inspektoratit të Kryeqytetit, Florian Dushi.

Ndonëse nuk ka treguar për numrin e gjobave të shqiptuar, Dushi ka thënë se arsyet e gjobave janë të ndryshme, përfshirë tejkalimin e orarit dhe që punojnë vikendit.

“Ka me dhjetëra gjoba të cilat janë shqiptuar dhe kryesisht për barnatoret të cilat nuk respektojnë orarin e punës, pra e tejkalojnë orarin e punës apo edhe punojnë në ditët e vikendit në ditët të cilat ata nuk janë përcaktuar të kujdestarojnë”, thotë Dushi.

Ai shtoi se, Inspektorati është në vazhdimësi në inspektim të respektimit të orarit të punës.

“Si inspektorat jemi në inspektim të respektimit të orarit të punës dhe respektim të rregullores së punës së tyre dhe po mundohemi të detyrojmë apo të i shtyjmë të njëjtat që të respektojnë orarin të cilin fatmirësisht është ndërtuar në koordinim të plotë me ta nga ana e Drejtorisë së Shëndetësisë”, deklaroi Dushi.

Ndërsa, orari i barnatoreve i përcaktuar nga rregullorja në fuqi, do të vazhdojë edhe tutje deri në rishikim.

“Orari për barnatoret do të vazhdojë për aq sa do të jetë rregullorja në fuqi, ndërkohë ka pas një rishikim të rregullores dhe aprovim të këtyre korrigjimeve do të thoja që janë bërë në rregullore dhe ndryshimeve sa i përket edhe orarit të punës. Por  e njëjta nuk është në fuqi akoma, pra ndryshimet e reja nuk kanë hyrë në fuqi, prandaj ne i referohemi edhe më tutje orarit të punës dhe përcaktimeve që ka bërë rregullorja e vjetër”, u shpreh Dushi.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...