Zgjedhjet që mund ta thellojnë krizën

Shkruan: Afrim Kasolli Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vendosën dje...

Shahini: Kosova nën sanksione feston ditën e Evropës, humb mbi 600 milionë €

Kryetari i Alencës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini  ka...

PDK kujton Ilir Konushevcin: Vrasja e tij ishte humbje e madhe për UÇK-në

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar heroin, Ilir Konushevci...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kosova përballet sonte me Hungarinë në Budapest

Extra AL PVC

Kombëtarja e Kosovës dhe përzgjedhësi i ri, Franco Foda, do të kenë një test të vërtetë sonte, kur do të takohen me Hungarinë në një ndeshje miqësore.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit, me fillim prej orës 19:00.

Kosova hyn në këtë ndeshje pas fitores minimale në miqësoren ndaj Armenisë. Me rezultat të njëjtë, por si vendase, fitoi edhe Hungaria ndaj Turqisë.

Përveç Leart Paçaradës, i cili është në dyshim shkaku i një lëndimi, Foda do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët tjerë.

Lajm i mirë padyshim se është riaftësimi i kapitenit, Amir Rrahmani, i cili mungoi ndaj Armenisë.

Trajneri gjerman i Kosovës në konferencën për media dje theksoi se Kosova nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj një kundërshtari të fortë si Hungaria, por shtoi se ka besim te grupi.

“Nuk do të jetë e lehtë, pasi luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Ne zhvilluam ndeshje të mirë ndaj Armenisë. Kemi ekip që ka aftësi teknike, por përballja ndaj Hungarisë do të jetë e vështirë, që udhëhiqet nga një trajner që ka treguar paraqitje të mira siç është Marco Rossi. Sidoqoftë, ne mbesim skuadër e fortë dhe kemi besim te grupi ynë. Ndeshja me Hungarinë ishte aranzhuar para se unë të bëhesha trajner i Kosovës. Por, ne duhet të përballemi ndaj kundërshtarëve të tillë, pasi është niveli ku ne synojmë të arrijmë dhe të luajmë në të ardhmen. Ne do të luajmë me besim përballë Hungarisë”, ishte shprehur Foda të hënën.

Në konferencën para gazetarëve në Budapest ishte paraqitur edhe Amir Rrahmani, i cili vuri në pah rëndësinë që Kosova të testojë veten me kundërshtarë si Hungaria.

“Ndeshja ka rëndësi sepse është në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator. Duhet të shohim se çka kërkon trajneri dhe të ndjekim planin e idetë e tij. Na duhet kjo ndeshje, pasi luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë me lojtarë që luajnë në klube të forta evropiane. Shpresoj të paraqesim në fushë atë që kërkon trajneri. Trajneri ka kërkuar nga ne që të fitojmë topin sa më afër golit të kundërshtarit në mënyrë që të kemi sa më shumë të shënimit”, deklaroi Rrahmani.

Vlen të theksohet se interesimi për ta ndjekur këtë ndeshje është shumë i madh dhe kjo dëshmohet më së miri me faktin se të gjitha biletat janë shitur.

“Puskas Arena” ka kapacitet prej 67 mijë e 215 ulëseve./GE

spot_img

Të fundit

Zgjedhjet që mund ta thellojnë krizën

Shkruan: Afrim Kasolli Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vendosën dje...

Teuta Selimi viktimë e dhunës në familje , e denoncon bashkëshortin dhe vëllain

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë...

Shahini: Kosova nën sanksione feston ditën e Evropës, humb mbi 600 milionë €

Kryetari i Alencës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini  ka...

PDK kujton Ilir Konushevcin: Vrasja e tij ishte humbje e madhe për UÇK-në

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar heroin, Ilir Konushevci...

Zgjedhjet që mund ta thellojnë krizën

Shkruan: Afrim Kasolli Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vendosën dje si për presidentin ashtu edhe për parlamentin e ri. Këtë garë në të dy nivelet...

Teuta Selimi viktimë e dhunës në familje , e denoncon bashkëshortin dhe vëllain

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke e denoncuar fillimisht bashkëshortin e më pas...

Shahini: Kosova nën sanksione feston ditën e Evropës, humb mbi 600 milionë €

Kryetari i Alencës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini  ka thënë se Kosova si shenjë respekti për Evropën sot po feston zyrtarisht këtë ditë të...