Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në...

Fati i teokracisë së Iranit pas vdekjes së papritur “politike” të presidentit

Shkruan: Afrim Kasolli Autoritetet shtetërore iraniane njoftuan opinionin se presidenti...

Osmani takohet ministren e Katarit, diskutuan për këto fusha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Teuta Selimi viktimë e dhunës në familje , e denoncon bashkëshortin dhe vëllain

Extra AL PVC

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke e denoncuar fillimisht bashkëshortin e më pas edhe vëllain.

Siç merr vesh Sinjali, rasti i parë u raportua në orët e para të së mërkurës, kur Teuta Selimi, në pikë të mëngjesit e raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se eskaloi në dhunë fizike, ashtu që i dyshuari e kishte goditur disa herë Teutën në kokë.

Denoncimi i këngëtares e aktivizoi Policinë, por siç raportoi sot Sinjali, Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt.

Dyshime për dhunë edhe nga vëllai, Agron Selimi.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se këngëtarja Selimi ka kërkuar ndihmë nga Policia edhe mbrëmë pas mesnate.

Teuta Selimi e ka raportuar këtë herë vëllanë e saj, Agron Selimin, për dhunë në familje.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht për shkak të një debati lidhur me rastin që e kishte denoncuar një ditë më parë.

Policia është vënë në lëvizje dhe ka marrë në pyetje palët e përfshira në rast dhe më pas është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të prokurorit, vëllai i këngëtares është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

spot_img

Të fundit

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në...

Fati i teokracisë së Iranit pas vdekjes së papritur “politike” të presidentit

Shkruan: Afrim Kasolli Autoritetet shtetërore iraniane njoftuan opinionin se presidenti...

Osmani takohet ministren e Katarit, diskutuan për këto fusha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim...

Izrael-Hamas, pse nuk ka aspak përparim në bisedime

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas...

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje pritet të bëhet miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të kryesisë. Në rend...

Fati i teokracisë së Iranit pas vdekjes së papritur “politike” të presidentit

Shkruan: Afrim Kasolli Autoritetet shtetërore iraniane njoftuan opinionin se presidenti i vendit Ebrahim Raisi, dhe ministri i punëve të Jashtme Hossein Amir-Abdollahian, kanë gjetur vdekjen,...

Osmani takohet ministren e Katarit, diskutuan për këto fusha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad. Sipas njoftimit...