Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Letra dërguar KiE-së, Hoxha: Presidentja ia dha shuplakë Qeverisë

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se reagimi i presidentës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Promovohet libri “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon

Extra AL PVC

Është promovuar libri më i ri për studimin e mediave “Gazetaria Online në Kosovë dhe në rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit”, nga profesori Musa Samedini.

Libri flet për sfidat e gazetarisë online e për pjesën e vetrregullimit, ndërsa kërkohet që pushteti të qëndrojë sa më larg mediave.

Rektori i Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi, tha se autori i librit ka bërë punë të nevojshme duke trajtuar një tematikë me reëndësi aktuale gjatë periudhës së digjitalizimit.

“Marrë para sysh fjalën online dhe epokën e digjitalizimit mendoj se është me rëndësi kjo tematika, tek pjesa online nuk kemi pas diçka të tillë edhe pse ndoshta në Kosovë kemi mbi 300 portale online aktive, mendoj që Musa e ka bërë një veprim të duhur”, u shpreh ai.

Ai tha se me faktin qe vet profesori Sabedini është bartës i një portali online, i përjeton vet çdo ditë vështirësitë etike, në të dyja aspektet, profesionale dhe etike.

Fjalë të mira pati edhe Dekani i fakultetit për media dhe komunikim brenda UBT-së Ferit Selimi i cili përgëzoi autorin për guximin e marrjes me hulumtime të tilla.

“Unë e përgëzoj për guximin qe ka për aktivitete të tilla, pasi të merresh me hulumtime të tilla nuk është edhe e lehtë. Për nga volumi shihet se ka material të bollshëm e që profesori ka arritur ti realizoj në mënyrë studimore”, u shpreh ai.

Ndërkaq recensenti i librit Safet Zenjullahu, tha se libri  është një bazë e mirë për studime nga përmbajtja dhe hulumtimet e nxjerra do shërbejnë për të ardhmen.

Ai tha se Samedini në faqen 208 ka përmendur median e parë online derisa jonë janë mbi 600.

“Profesori Musë ka çka thotë, është libri i parë akademik për media online dhe profesori duhet të jetë krenarë”, u shpreh ai.

E vet autori i këtij libri, Musa Samedini dha disa detaje mbi librin.

“Kam dhënë mesazhe të shumëfishta, me u marr me portale është si me qenë avokat mbrojtës mirëpo asnjëherë nuk bëhem pjesë e atyre që japin lajme të gabuara, unë i bëra disa vite në gazetari,  jetoj 24 orë me botën e medias online, ua di defektet andaj kam pasur dëshirë të bëj diçka për të”, deklaroi ai.

“Ne jemi pak më mirë ndërsa se në Shqipëri sa i përket themeluesve të portaleve ka më shumë transparent për kryesisht portaleve ndërsa në Kosovë ka hezitim. Kam folur shumë për pjesën e vetrregullimit, pushteti duhet me qenë sa më larg medias online, është Këshilli i Mediave të Shkruara që e bën mbikëqyrjen. Janë diku 500 portale zyrtarisht, 33 janë mbyllë, 57 janë pjesë e bordit të këshillit, pra respektojnë etikën mediale”.

Tutje ai tha se në libër janë përmendur edhe sfidat nga inteligjenca artificiale.

“Sfidë është edhe inteligjenca artificiale por ajo s’mund ta shkruaj, pra pa mbikëqyrje të trurit të njeriut, kam dhënë variantin ku kam kërkuar nëse brenda ditës bën 10 lajmë të rreme merr karton të kuq, dhe besoj që kjo do ndikonte. Kam insistuar se një student i gazetarisë nuk gabon, të paktën etiken nuk e shkel, por gazetaria online ka të mira e të meta shumë”.

spot_img

Të fundit

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të informacionit. Një numër i madh njerëzish që krijojnë gjendje dashurie, vlerësimi, ndihme dhe dhembshurie, në...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar për t’ia shkurtuar...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...