Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Letra dërguar KiE-së, Hoxha: Presidentja ia dha shuplakë Qeverisë

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se reagimi i presidentës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haradinaj: Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin paralajmëruesit e UÇK-së e cila solli lirinë

Extra AL PVC

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorërve në Gjilan, në kujtim e nderim të heronjëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha në 40-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin e atdheut.

“Bashkë me kolegë bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të Heronjëve të Kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, si dhe vizituam familjet e tyre në 40-vjetorin e rënies heroike”.

“Kodra e Trimave në Prishtinë mban këtë emër në saje të trimërisë, të guximit e të gatishmërisë për sakrificë të Rexhës e Nuhiut. Ata ishin vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin e atdheut”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se këto dy figura ishin paralajmëruesit e UÇK-së.

“Këto dy figura të ndritura, ishin përveç motiv për vazhdimësi dhe organizime të tjera e të shumta, ishin edhe paralajmëruesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila e solli lirinë. Emrat e tyre si dhe jeta e vepra e tyre, është pasuri për historinë tonë të lavdishme!”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka viziuar edhe kazermën e Ushtrisë së Kosovës në Gjilan.

“Gjithashtu vizituam kazermën e Ushtrisë së Kosovës në Gjilan, ku u njoftuam me punën dhe të arriturat e ushtrisë sonë”.

“Të impresionuar, me energjinë e vitalitetin që posedon ushtria jonë! Të motivuar nga trimëria dhe guximi i heronjve si; Nuhiu e Rexhepi dhe e kaluara e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka përfund.

 

spot_img

Të fundit

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të informacionit. Një numër i madh njerëzish që krijojnë gjendje dashurie, vlerësimi, ndihme dhe dhembshurie, në...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar për t’ia shkurtuar...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...