Ndani 15 minuta në ditë për marketing

Marketingu është si ushtrimet. Dallimi në mes të mos...

Mortaliteti i foshnjave për të cilat hesht shteti

Kosova në politikën e shëndetit publik vazhdon të ketë...

Maqedonia e Veriut ndërmjet të ardhmes dhe të kaluarës

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zelensky dhe von der Leyen diskutuan për integrimin e Ukrainës në BE

Extra AL PVC

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se bisedoi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për përparimin e Ukrainës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, për dërgesat evropiane të municioneve për ushtrinë ukrainase, si dhe për sanksionet e reja kundër Rusisë.

Von der Leyen mbërriti në Kiev, pasi Rusia, gjatë natës, nisi një tjetër sulm me raketa në kryeqytetin ukrainas – të pestin me radhë që nga fillimi i këtij muaji.

Zelensky tha se ushtria ukrainase ka nevojë për dërgesa më të shpejta të predhave të artilerisë nga BE-ja.

Ai kritikoi kufizimet që disa vende të BE-së kanë vendosur mbi eksportet e grurit nga Ukraina, duke thënë se këto masa shkojnë në avantazh të Rusisë.

Zelensky dhe von der Leyen folën edhe për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, që BE-ja po përgatit, si dhe për përparimin e Kievit në negociatat e anëtarësimit në BE.

Ukrainës iu dha statusi i vendit kandidatit për në BE, vitin e kaluar.

Vizita e von der Leyenit – e pesta që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022 – u zhvillua në ditën kur Bashkimi Evropian festoi Ditën e Evropës.

Kjo ditë nderon Deklaratën e Schumanit, të paraqitur nga ministri i Jashtëm francez, Robert Schuman, më 9 maj të vitit 1950.

Deklarata shihet si gur themeli i asaj që do të bëhej BE-ja e sotme, me 27 vende anëtare.

“Sa mirë të jem sërish në Kiev. Aty ku vlerat që i mbajmë afër, mbrohen çdo ditë”, shkroi von der Leyen në Twitter.

“Unë e mirëpres vendimin e presidentit Zelensky për ta shënuar 9 Majin – Ditën e Evropës – edhe këtu në Ukrainë”, shtoi ajo./REL/

 

spot_img

Të fundit

Ndani 15 minuta në ditë për marketing

Marketingu është si ushtrimet. Dallimi në mes të mos...

Mortaliteti i foshnjave për të cilat hesht shteti

Kosova në politikën e shëndetit publik vazhdon të ketë...

Maqedonia e Veriut ndërmjet të ardhmes dhe të kaluarës

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote...

Stoltenberg kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri...

Ndani 15 minuta në ditë për marketing

Marketingu është si ushtrimet. Dallimi në mes të mos bërit asgjë dhe të bërit diçka të vogël çdo ditë është shumë i madh. Gjatë muajit...

Mortaliteti i foshnjave për të cilat hesht shteti

Kosova në politikën e shëndetit publik vazhdon të ketë shqetësime serioze. Jetëgjatësia e qytetarëve të vendit është më e ulëta në rajon. Kurse shpenzimet...

Maqedonia e Veriut ndërmjet të ardhmes dhe të kaluarës

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me të drejtë vote dje iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhëm të këtij shteti....