“Range Rover-i” përplaset me tabelën elektronike të karburantit në Lushnjë, dy të lënduar

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën që...

​Dështon atentati ndaj Marko Jabllanoviq, Radoica Radomiroviq jep detajet

Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, ka akuzuar...

Shefja e USAID tregon përfitimet për Kosovën pas vlerësimit kreditor nga Fitch Raitings

Samantha Power, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Mortaliteti i foshnjave për të cilat hesht shteti

Extra AL PVC

Kosova në politikën e shëndetit publik vazhdon të ketë shqetësime serioze. Jetëgjatësia e qytetarëve të vendit është më e ulëta në rajon. Kurse shpenzimet për sektorin e shëndetësisë shkojnë deri në 3% të Bruto Produktit Vendor, që e bën këtë ndarje buxhetore të dytën më të ultën në rajon dhe më shumë se tri herë më të ulët se mesatarja e BE-së prej rreth 11%. 

Mirëpo, problemi më i madh në këtë sektor padyshim se mbetet shkalla e lartë e mortalitetit të foshnjave, temë kjo thuajse që ka qenë e heshtur në debatet politike dhe publike në vend.

Sipas Raportit të Progresit për vitin 2023 nuk “nuk ka pasur progres në zbatimin e planit të veprimit për promovimin e shëndetit apo planeve strategjike për kujdesin shëndetësor të nënës dhe fëmijës. Vdekshmëria e fëmijëve mbetet problem serioz, 16 fëmijë nga 1000 lindje të gjalla vdesin, numër ky që është tri herë më i lartë se mesatarja e BE-së. Në vitin 2022, qeveria bëri përpjekje për të përmirësuar shëndetin e nënës dhe fëmijës. Ajo ka zgjeruar programet e vizitave në shtëpi në të gjitha komunat dhe ka ndarë burime shtesë për këtë (3.4 milionë euro). Edhe pse shumica e treguesve në sistemin e informacionit të shëndetit publik janë të përafruara me Treguesit Kryesor Evropian, sistemi është vetëm pjesërisht funksional. Prandaj, shfrytëzimi i tij për zhvillimin e politikave, kërkim dhe vendimmarrje është i kufizuar”.

Për të kuptuar më mirë mbi shkaqet e kësaj shkalle të lartë të mortalitetit të foshnjave, TV Arbëria e ka pyetur, Arsim Gërxhaliun nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), por i njëjti ka deklaruar se kjo temë më shumë është kompetencë dhe përgjegjësi e Institutit të Patologjisë dhe Repartit Gjinekologjik në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Po ashtu, si medium kemi kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkohë, sipas kësaj ministrie, duke u bazuar në të dhënat Agjencisë së Statistikave të Kosovës ASK, “vdekshmëria e foshnjave për vitin 2022 ishte 5.2 në 1000 të lindur gjallë. Vdekshmëria e foshnjave sipas moshës: Mortaliteti neonatal i hershëm  3.6‰(vdekshmëria 0-6ditë), mortaliteti neonatal i vonshëm 0.8‰ (vdekshmëria7-27 ditë) dhe mortaliteti postneonatal 0.8‰ (vdekshmëria 28- 364 ditë).Vdekshmëria e foshnjave sipas gjinisë: Te foshnjat meshkuj ishte 3.0‰ dhe vdekshmëria e foshnjave femra 2.2‰.

Pra, në vitin 2022 vdekshmëria e fëmijëve deri 5 vjet në 1000 të lindur gjallë ishte 7.2‰. Ndërkohë, nuk ka të dhëna për vitin 2023. Kurse megjithë insistimin tonë për të marrë shpjegime më të detajuara mbi politikat shëndetësore që janë ndjekur nga kjo ministri se çka duhet bërë për ta përmirësuar dhe ulur këtë shkallë të mortalitet, një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Ngjashëm interesimit tonë deri në momentin që po raportojmë nuk i janë përgjigjur as nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht reparti i Gjinekologjisë dhe Patologjisë.

Indiferent ndaj kësaj teme të adresuar nga Raporti i Progresit për Kosovën pwr vitin 2023, është treguar edhe deputeti i partisë në pushtet, Listës Guxo, Haxhi Avdyli, i cili është edhe mjek me profesion. E këtu vlen të ceket se nga shumë debate dhe nisma parlamentare  që kanë ngritur për diskutim përfaqësuesit e legjislativit, kjo shkallë alarmante e vdekshmërisë së foshnjave në Republikën e Kosovës thuajse ka qenë e heshtur.

/TV Arbëria

 

 

spot_img

Të fundit

“Range Rover-i” përplaset me tabelën elektronike të karburantit në Lushnjë, dy të lënduar

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën që...

​Dështon atentati ndaj Marko Jabllanoviq, Radoica Radomiroviq jep detajet

Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, ka akuzuar...

Shefja e USAID tregon përfitimet për Kosovën pas vlerësimit kreditor nga Fitch Raitings

Samantha Power, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar...

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet – shkencëtarët e zbulojnë pse

Shkencëtarët më në fund e kanë zbuluar se çfarë...

“Range Rover-i” përplaset me tabelën elektronike të karburantit në Lushnjë, dy të lënduar

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën që lidh Rrogozhinën me Lushnjën, në afërsi të Kthesës së Grabianit. Një mjet tip Range Rover ka...

​Dështon atentati ndaj Marko Jabllanoviq, Radoica Radomiroviq jep detajet

Radoica Radomiroviq, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, ka akuzuar Beogradin zyrtar dhe kriminelin Milan Radoiçiq, se qëndrojnë bashkë me disa të tjerë prapa tentim-vrasjes...

Shefja e USAID tregon përfitimet për Kosovën pas vlerësimit kreditor nga Fitch Raitings

Samantha Power, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), përmes një reagimi në platformën “X”, ka cilësuar si moment historik faktin që Kosova...