spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Von Cramon e ashpër me Vuçiqin: Me vite lejon diskreditimin e BE-së dhe i merr paratë

Extra AL PVC

Viola Von Cramon, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, ka dhënë një intervistë për Deutsche Wellen, ku ka komentuar situatën politike në Ballkanin Perëndimor.

Ajo ka pasur kritika të ashpra për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zonja Von Cramon ka vlerësuar se presidenti serb i kontrollon mediet, duke lejuar fushatë diskridituese ndaj BE-së e Perëndimit. Për më shumë, ajo ka vënë theksin se përkundër kësaj, Vuçiqi ka pranuar financimin e BE-së.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se Vuçiqi është ai që kontrollon shtypin dhe se me vite ai ka lejuar që Bashkimi Evropian, për ne në Perëndim, të diskreditohet vazhdimisht. Dhe ai i mori paratë.” – tha ajo.

Tutje, Von Cramon ka folur edhe për investimet e Gjermanisë në Serbi.

“Kjo krijoi prosperitet ekonomik, por gjithashtu i mundësoi Vuçiqit të çimentonte fuqinë e tij politike. Ne do të duhej të përfitonim nga kjo. Do të duhej të futeshim shumë më tepër politikisht dhe të themi: Ne presim këtë dhe atë nga ju. Dhe kjo duhet thënë para kamerave.” – deklaroi ajo.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...