Pas Osmanit, Nënsekretarja Allen do të takohet me Kurtin

Pas presidentes Osmani, me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth...

Mot me diell dhe vranësira

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e...

Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Extra AL PVC

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes së rripave që e mbanin në kavon “zipline” nga ku po rrëshqiste në parkun Bitto në veri të Italisë. Ghizlane Moutahir 41-vjeçe ka humbur jetën pasi ra prej një lartësi 20 meta pranë liqenit Como, në Itali.

Sipas raportimeve bëhet me dije se 41-vjeçarja, Ghizlane Moutahir, ishte në fund në fund të zbritjes së saj të shpejtë rreth 1.5 km të gjatë, por dëshmitarët thanë se nisi të shfaqte probleme dhe me pas ra nga rripat që e mbanin. Gjithashtu grupe mjekësh nxituan për ti dhënë ndihmën e parë në vendngjarje por ishte e pamundur ta shpëtonin, ndërsa prokuroria tha se ka hapur hetime.

Dy mbesat e Moutahir, të cilat sapo kishin mbaruar zbritjen e tyre në të njëjtën linjë, po filmonin tezen që rrëshqiste me rreth 100 km në orë. Po ashtu qindra njerëz ishin dje në parkun “Fly Emotion”, i hapur në vitin 2011 që është një nga atraksionet kryesore turistike të zonës.

Rrëshqitja varur në kavon “zipline” është një nga atraksionet më të frekuentuara në luginën që përfshin Albaredo, San Marco e Bema. Moutahir po udhëtonte në seksionin mes Albaredo e Bema, dhe thuajse kishte ardhur në pikën e mbërritjes ku pësoi rënien fatale, thanë mediat.

“Hetimet zbuluan se Moutahir kishte ndaluar pak para mbërritjes në fundin e ‘zipline’, kur nisi të lëvizte dhe këmbët i kishin dalë jashtë. Kjo bëri që ajo të humbiste ekuilibrin dhe të binte nga pajisja që e mbante, duke humbur jetën në vend. Gjithashtu është e mundur që ajo të ketë pasur një episod paniku apo ndonjë gjendje të papritur mjekësore, dhe ne po presim rezultatet e autopsisë”, tha policia.

Moutahir ishte me origjinë marokene dhe jetonte në qytezën fqinje Sant’Angelo Lodigiano. Ajo kishte ardhur me familjarët në park ndërsa bashkëshorti i saj Michele kishte ardhur me urgjencë kur mësoi për aksidentin.

spot_img

Të fundit

Pas Osmanit, Nënsekretarja Allen do të takohet me Kurtin

Pas presidentes Osmani, me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth...

Mot me diell dhe vranësira

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

Pas Osmanit, Nënsekretarja Allen do të takohet me Kurtin

Pas presidentes Osmani, me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen, do të takohet edhe kryeministri Kurti. Takimi mes tyre do të nisë në orën 10:15...

Mot me diell dhe vranësira

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e Kosovës priten reshje dhe rrebeshe lokale shiu në gati tërë territorin, ndërsa dita vijon me...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...