Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Qëndrojmë me familjet e të zhdukurve nga lufta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Tajvani ka thënë se 12 avionë ushtarakë të Kinës...

Mushkonjat kërcënojnë Europën, dhjetëfishohen rastet e etheve të Dengës

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat në Europë po shkaktojnë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vitet e qeverisjes së Kurtit vitet e dëshpërimit dhe tradhtisë ndaj interesave të shtetit

Extra AL PVC

Shkruan: Hisen Berisha – Emëruesi i përbashkët i tre viteve qeverisje Kurti, është dështim, dëshpërim e tradhti ndaj interesave të shteti të Kosovës.

Kjo ka ardhur përmes veprimeve, vendimeve dhe marrëveshjeve të dëmshme të cilat sollën falimentimin në aspektin zhvillimor, ekonomik, social, politik dhe të sigirisë.

Në vend të analizës së zhvillimeve politike, arsyet e këtij dështimit dua ti fokusoj në zhvillimin ekonomik apo punësim-in si pjesë ë sloganit të tij “punësim e drejtësi”.

Po të marrim si mostër çështjen e të punësuarve në ketë tre vjeçar, që ka hyrë në vitin e katër, si pas qeverisë e Kryeministrit i cili flet si autor i të vërtetës absolute, duke u mbështetur në të dhëna statistikore, është situatë dëshpëruese.

Po ti krahasojmë të dhënat statistikore të të punësuarve të shkurtit te vitit 2023, me statistikat e te punësuarve në vitin 2019, atëherë konstatohet me fakte statistikore zyrtare, se në Shkurt të vitit 2023, kishim 355.560 të punësuar; Ndërsa, në vitin 2019, kishim gjithsej 363.200 të punësuar.

Pra kemi rënie të punësimit për 7 640 veta, gjegjësisht Kosovës ju zbriten fiks 7 640 vende pune me pak. Pra jo rritje por kemi një shtim të pa punësisë.

Po të kthehemi më prapa në kohë, ta zëmë nëse i marrim statistikat në kohën kur e mori PDK pushtetin dhe qeverisi përgjatë viteve 2008-2019, kemi një rritje të punësimit për 120.000 vende të reja pune.

Pra qeveria e pavarësisë e la pushtetin me 363.200 punëtor të punësuar në vitin 2019, kurse e kishte marrë në vitin 2007, me 248.000 të punësuar, që do të thotë se diferenca është 120.000 vende pune të shtuara.

Tash unë shtroj pyetjen me fakte statistikore të cilat ju mund ti gjeni në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, cila është rritja ekonomike që po pretendon qeveria Kurti?!

Vetëm një mashtrues ordiner, mund të jete i verbër e i shurdhër para këtyre fakteve.

Ketë e dëshmojnë anketat e fuqisë punëtore nëpër vite si: – 2023: 355.560; -2022 : 388,531;  -2021: 383.304; -2020: 347.100.

Periudhat kur ishte qeveri apo bashkëqeveriste, PDK, u shtuan rreth 120.000 vende pune, sipas anketave të fuqisë punëtore deri në vitin 2019 si: -2019: 363.200; -2018:345.100; – 2017: 357.100; – 2016: 331.800; – 2015: 296.900; – 2014: 323.500; – 2013: 338,364; – 2012: 302,844; – 2008: 252.000; – 2007: 248.000; – 2003: 2,440.00.

Statistikat ofrojnë fakte kokëforta dhe flasin me gjuhë të pakontestueshme.

Ndaj për të mbjellë besim te masat, duhet të qëmtojmë vlerat e punës së bërë nëpër vite, ti nxjerrin nga terri, për ti denigruar, pa të cilat nuk mund të ecet përpara.

Prandaj në çdo sektor nuk ka sjellë gjë tjetër përveç se falimentim  të shtetit në të gjitha aspektet, politik, ekonomik, social dhe të sigurisë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Qëndrojmë me familjet e të zhdukurve nga lufta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Tajvani ka thënë se 12 avionë ushtarakë të Kinës...

Mushkonjat kërcënojnë Europën, dhjetëfishohen rastet e etheve të Dengës

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat në Europë po shkaktojnë...

Pahor përgatit propozim për dialogun

Ish-presidenti i Sllovenisë Borut Pahor po përgatit një draft-kornizë...

Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Qëndrojmë me familjet e të zhdukurve nga lufta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë një reagim në ditën kombëtare të personave të zhdukur nga lufta e fundit...

Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Tajvani ka thënë se 12 avionë ushtarakë të Kinës janë futur në territorin e saj duke e kaluar kufirin e ndjeshëm të Ngushticës së...

Mushkonjat kërcënojnë Europën, dhjetëfishohen rastet e etheve të Dengës

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat në Europë po shkaktojnë shqetësim global. Ato janë përgjegjëse për përhapjen e sëmundjeve të tilla si malaria dhe ethet...