Kurti: Dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë po mblidhen nga institucionet vendore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me drejtorin...

Besnik Bislimi uron VMRO- në: Kosova gatshme të punojë së bashku drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore

Zëvendëskryeministëri i Kosovës, Besnik Bislimi ka uruar subjektin politik...

Lista: Këta janë emrat e 19 deputetëve të koalicionit Fronti Evropian

Në bazë të mbi 95 për qind të votave...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Extra AL PVC

Tajvani ka thënë se 12 avionë ushtarakë të Kinës janë futur në territorin e saj duke e kaluar kufirin e ndjeshëm të Ngushticës së Tajvanit të shtunën, vetëm një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e përfundoi një vizitë në Pekin.

Amerika është mbështetësja më e rëndësishme ndërkombëtare dhe furnizuesja me armë e Tajvanit, pavarësisht se këto dy vende nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Blinken tha se gjatë vizitës në Kinë e theksoi “rëndësinë jetike” për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit përgjatë Ngushticës së Tajvanit.

Tajvani demokratik është përballur me trysni të madhe ushtarake nga Kina, sepse ajo cilëson këtë ishull si pjesë të territorit të vet. Qeveria e Tajvanit i kundërshton këto pretendime.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se i vërejti mëngjesin e së shtunës 22 avionë ushtarakë kinezë, përfshirë avionë Su-30, prej të cilëve 12 e kaluan vijën kufitare verior dhe qendror të Tajvanit.

Kjo vijë dikur shërbente si kufi jozyrtar mes këtyre dy vendeve, mbi të cilën nuk kalonte ushtria e asnjërës palë, por tani forcat ajrore kineze dërgojnë avionë luftarakë përtej saj rregullisht.

Kina thotë se nuk e njeh një vijë të tillë kufitare.

Forcat e Armatosura të Tajvanit janë të pajisura dhe të trajnuara mirë, por ato të Kinës janë më të forta, posaçërisht marina dhe forcat ajrore, të cilat u përgjigjen pothuajse përditë misioneve kineze.

Kina e konsideron Tajvanin si çështjen më të rëndësishme në marrëdhëniet e veta me Shtetet e Bashkuara, dhe i ka kërkuar vazhdimisht Uashingtonit të mos i shesë më armë Tajvanit./rel/

spot_img

Të fundit

Kurti: Dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë po mblidhen nga institucionet vendore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me drejtorin...

Euroliga, mësohen dyshet e “Final Four”-it në Berlin

Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale “Play Off” të Euroleagisë, duke...

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Të gjithë motorët me naftë kanë karakteristikën e dizajnit...

52 vite nga vdekja e Tahir Dizdarit, studiuesit të turqizmave në gjuhën shqipe

Tahir Dizdari është një figurë e shquar e shkencave...

Kurti: Dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë po mblidhen nga institucionet vendore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetimi. Kurti ka...

Euroliga, mësohen dyshet e “Final Four”-it në Berlin

Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale “Play Off” të Euroleagisë, duke përcaktuar edhe 4 skuadrat më të mira që do të luajnë në “Final Four”. Pas Real...

Drita e verdhë e ngrohësit të motorit me naftë: Çfarë duhet të bëni nëse qëndron ndezur për një kohë të gjatë?!

Të gjithë motorët me naftë kanë karakteristikën e dizajnit që kërkojnë ngrohjen e ajrit gjatë ndezjes së motorit, domethënë kur është i ftohtë. Kur nisni...