spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Varrimi i Peles bëhet të hënën, Brazili shpall tre ditë zie

Extra AL PVC

Varrimi i Pelé , i cili vdiq dje në moshën 82-vjeçare, do të bëhet të hënën më 2 janar në Santos të Brazilit. Ceremonia është planifikuar të fillojë në orën 10:00.

Arkivoli do të transportohet nga spitali izraelit ‘Albert Einstein’ dhe do të varroset në Nekropolin Ekumenik Memorial, pas një ceremonie private të rezervuar për familjen.

Santos, klubi për të cilin Pele luajti në Brazil, tha se publiku do të jetë në gjendje t’i bëjë nderimet e fundit në stadiumin Vila Belmiro. Arkivoli i tre herë kampionit të botës do të vendoset në rrethin qendror të fushës, pasi të transportohet nëpër rrugët e Santos dhe të kalojë shtëpinë e nënës së tij 100-vjeçare, Celeste.

Sipas mediave braziliane, gruaja në fakt nuk mund të ngrihet nga shtrati dhe nuk është e kthjellët. Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë vetëm familjarët.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka dekretuar ndërkohë tre ditë zie në një dekret të botuar në Gazetën Zyrtare. “Është dekretuar zie zyrtare në të gjithë vendin, shenjë respekti pas vdekjes së Edson Arantes do Nascimento”, ka thënë ai.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...