Szunyog: E ardhmja e Kosovës është në BE

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog,...

Heqja e sanksioneve ndaj Kosovës, Ruecker mendon se është çështje kohe

Ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, është shprehur optimist për...

Sara Hoxha tregon pse nuk ka postuar foto me Ledri Vulën dhe tatuazhin me shkronjën “L” që ka fshirë

Blogerja e njohur, Sara Hoxha, ka treguar më shumë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A mund të mbrohen interesat amerikane në Lindje të Mesme dhe nga “tjetërsimi” i raporteve me Izraelin?

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Marrëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe SHBA-ve kanë arritur në një pikë kritike. Nga mbështetja e pa rezervë që Amerika e kishte demonstruar pas inkursionit që grupi terrorist palestinez i Hamasit kreu mbi shtetin Izraelit me 7 tetor të vitit të kaluar,  Uashingtoni me kalimin e kohës ka filluar të ndjek një politikë më të rezervuar kundër veprimeve të këtij shteti në Gaza. Ky “tjetërsim” u vërejt edhe dje kur SHBA-të nuk e  bllokuan rezolutën e Këshillit të Sigurimit që bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, në dallim nga disa tentime tjera që Uashingtoni i kishte bllokuar.

 

Si shenjë “hakmarrje” për këtë veprim të administratës Biden, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka anuluar vizitën e planifikuar në Uashington të një delegacioni të nivelit të lartë. Madje, kryeministri i këtij shteti, e akuzoi SHBA-në, se është “tërhequr” nga ajo që ai tha se ishte një “pozicion parimor”. Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit në platformën e tij X, ka shkruar se vendi i tij nuk do të bindet kësaj rezolute. “Shteti  i Izraelit nuk do ta përfill thirrjen për armëpushim” tha ndër të tjera ministri Kataz ” me qëllim shkatërrimin Hamasit dhe vazhdimin e luftës deri sa edhe i kidnapuari i fundit do të kthehet në shtëpi”. Sipas zyrtarëve të Tel Avivit, kjo gjë nuk mund të arrihet pa hyrë edhe në qytetin e Rafa-s. Sepse sipas tyre, ky qytet është “bastioni i fundit” i Hamasit, “me katër batalione të burrave të armatosur”. Prandaj, Izraeli nuk mund ta arrijë synimin e vet për ta asgjësuar këtë grup derisa pjesëtarët e tij mbesin atje.  Kurse presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, e ka rekomanduar kryeministrin e Izraelit, që të mos e bëjë këtë veprim pa një plan paraprak për mbrojtjen e civilëve.

 

Mirëpo, përtej këtyre dallimeve sa i përket zhvillimit të këtij operacioni, kontradiktat ndërmjet dy vendeve janë thelluar edhe me perceptimet e ndryshme mbi qëllimet e luftës. Zyrtarët e shtetit hebraik inkursionin në Gaza e kanë justifikuar kryesisht me të “drejtën për vetëmbrojte” të këtij shteti dhe me shkatërrimin e Hamasit, pa qëllime tjera të qarta politike. Kurse, Uashingtoni ka kohë që është duke bërë thirrje që ky proces duhet të përfundojë me krijimin e shtetit palestinez. Para pak dite edhe vetë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që është me origjinë hebraike, kishte deklaruar se Izraeli “kurrë nuk mund të ketë siguri të mirëfilltë, pa një rrugë drejt pavarësisë palestineze. Deklaratë kjo që u kundërshtua ashpër nga Benjamin Natanjahu.

 

Po ashtu, sipas shumë kalkulimeve në SHBA, vazhdimi i këtij konflikti është duke ndikuar edhe në dëmtimin ndërkombëtar të shtetit të izraelit. Në anën tjetër, ka kohë që diplomatët amerikanë në Lindje të Mesme e kishin paralajmëruar Uashingtonin, lidhur me zemërimin e publikut kundër Shteteve të Bashkuara në Botën Arabe. “Ne jemi duke humbur në mënyrë tmerrshme hapësirën e betejës dhe ku mbështetja e fuqishme për veprimet e Izraelit është duke u “perceptuar si një material për fajësi morale në ato që po konsiderohen si krime të mundshme të luftës”  shkruanin në atë kohë kabllot diplomatike nga Ambasadat e SHBA-ve në atë rajon. Dhe kuptohet nga ky frustrim kolektiv mund të përfitojnë vetëm rivalët strategjikë të SHBA-ve sikur se; Rusia dhe Kina. Kjo edhe ishte arsyeja që SHBA-të ishin angazhuar maksimalisht për afrimin e Izraelit me shtetet arabe nëpërmjet asaj që u quajtën si Marrëveshjet të Abrahamit, ku nënshkruan fillimisht me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, dhe Marokun.  Kurse një e tillë ishte shumë afër me Arabinë Sauditë, para sulmit të 7 tetorit.

 

Në këtë kontekst, në qarqe të caktuara strategjike në SHBA, ka kohë që po dominon pandehma se pa relaksimin e raporteve ndërmjet Izraelit dhe Botës Arabe nuk mund të mbrohen interesat amerikane në Lindje të Mesme. Mirëpo, kjo është e pamundur që të arrihet pa paqësimin e çështjes palestineze. Madje, sipas kalkulimeve të kryeministrit aktual të Izraelit, pikërisht afrimi me shtetet tjera arabe do të ndikonte ne margjinalzimin e kësaj kauze. Dhe deri me 7 tetor kjo strategji dukej efektive. Kryeministri Benjamin Natanyahu, kishte bërë çdo gjë për ta minuar autoritetin palestinez, “madje edhe duke e lehtësuar transferimin e milionave në duar të Hamasit”, si pjesë e planit të tij për t’u arsyetuar se nuk mund të zhvillojë negociata të paqes me një organizatë terroriste, deri sa Autoriteti palestinez mbetet totalisht i diskredituar. Kurse në anën tjetër ta vazhdonte pajtimin me shtetet tjera arabe. Ngase edhe këto të fundit kishin nevojë për këtë aleancë, si për të përfituar nga mundësitë teknologjike të këtij shteti ashtu edhe për ta balancuar Iranin. Mirëpo, çdo gjë ndryshoi me 7 tetor.

 

Prandaj, shtrohet pyetja a mund të ndodhë që rruga e realizimit të interesave amerikane ne Lindje të Mesme tash të kalojë edhe nga “tjetërsimi” i raporteve në mes Amerikës dhe Izraelit?

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_img

Të fundit

Szunyog: E ardhmja e Kosovës është në BE

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog,...

Heqja e sanksioneve ndaj Kosovës, Ruecker mendon se është çështje kohe

Ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, është shprehur optimist për...

Sara Hoxha tregon pse nuk ka postuar foto me Ledri Vulën dhe tatuazhin me shkronjën “L” që ka fshirë

Blogerja e njohur, Sara Hoxha, ka treguar më shumë...

​Bie faqja e Kryeministrisë

Web-faqja e kryeministrisë së Kosovës është jashtë funksionit për...

Szunyog: E ardhmja e Kosovës është në BE

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai ka folur...

Heqja e sanksioneve ndaj Kosovës, Ruecker mendon se është çështje kohe

Ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, është shprehur optimist për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. Ai ka bërë me dije se pas mbajtjes...

Sara Hoxha tregon pse nuk ka postuar foto me Ledri Vulën dhe tatuazhin me shkronjën “L” që ka fshirë

Blogerja e njohur, Sara Hoxha, ka treguar më shumë detaje gjatë një intervistë të dhënë së fundmi në lidhje me raportin e saj me...