Sot pritet të votohen Marrëveshjet Ndërkombëtare

Marrëveshjet Ndërkombëtare do të jenë në rend dite në...

Ministri sllovak i Mbrojtjes: Kryeministri Robert Fico po lufton ende për jetë

Kryeministri Robert Fico “po lufton ende për jetën e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ushtari rus ka një porosi për ata joshen nga paratë për të luftuar në pushtimin e Ukrainës, paralajmërim i veçantë për të rinjtë pa përvojë luftarake

Extra AL PVC

Një ushtar rus ka pranuar se realiteti është krejt ndryshe për ata që kanë vendosur të luftojnë për forcat e Vladimir Putinit në pushtimin e Ukrainës, kurse pamjet e këtij ushtari janë bërë virale.

Putin nuk ka deklaruar mobilizimin e plotë për të mbuluar humbjet e mëdha në luftën e Ukrainës, por rekrutët potencialë joshen nga reklamat që u premtojnë pagë deri në 160 mijë rubla (1,800 dollarë), transmeton Telegrafi.

Kjo është një pagë trefish më e lartë sesa mesatarja e pagës mujore në shtetin e Rusisë. Megjithatë, ushtari i paemëruar këshillon bashkëluftëtarët e në veçanti ata pa përvojë luftarake apo në ushtri, që të mos luftojnë për para.

Videoja është shpërndarë në X nga llogaria War Translated, kurse Newsweek ka dërguar pyetje ministrisë ruse të Mbrojtjes për koment.

Ushtari thotë se ka përvojë luftarake, por se shumica që lajmërohen për të luftuar për “para” së shpejti përfundojnë të vrarë. Madje cek rastin e një 19-vjeçari i cili as që e kishte idenë sesi duhet mbajtur përdorur apo çmontuar pushka automatike.

“Thjesht dua t’ua shpjegoj njerëzve se çfarë po ndodhë këtu”, tha ai duke theksuar se nuk është sikurse në Luftën e Dytë Botërore ku “thjesht janë dërguar për të vrarë gjermanë.

Thotë se tani është “një luftë moderne” kur goditen ushtarët me predha, dronë e municion të kalibrit të madh.

“Doni të fitoni para, mendoni se do të jetë e lehtë, epo jo”, thotë ushtari rus, videoja e të cilit është shikuar nga më shumë se 328 mijë dollarë që nga postimi në orët e para të mëngjesit të sotëm. /Telegrafi/

 

spot_img

Të fundit

Sot pritet të votohen Marrëveshjet Ndërkombëtare

Marrëveshjet Ndërkombëtare do të jenë në rend dite në...

Sot i pranishëm pluhuri saharian në kombinim me shi, nga dita e nesërme priten temperaturat deri 30°C

Masat më të ftohta ajrore që kanë përfshirë vendin,...

Gjithçka që duhet të dini për sindromën e ‘gjumit të vonuar’

A ju mban ora e brendshme zgjuar natën? Sindroma...

Ministri sllovak i Mbrojtjes: Kryeministri Robert Fico po lufton ende për jetë

Kryeministri Robert Fico “po lufton ende për jetën e...

Sot pritet të votohen Marrëveshjet Ndërkombëtare

Marrëveshjet Ndërkombëtare do të jenë në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Një gjë e tillë është bërë e ditur...

Sot i pranishëm pluhuri saharian në kombinim me shi, nga dita e nesërme priten temperaturat deri 30°C

Masat më të ftohta ajrore që kanë përfshirë vendin, nga sot do të fillojnë të largohen gradualisht nga rajoni ynë, duke u lënë vendin...

Gjithçka që duhet të dini për sindromën e ‘gjumit të vonuar’

A ju mban ora e brendshme zgjuar natën? Sindroma e fazës së vonuar të gjumit mund të jetë fajtor dhe është më e zakonshme...