Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se...

KQZ-ja miraton raportin mbi çështjet që janë në proces gjyqësor me palët e treta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës. Anëtari i...

Maqedonci: KFT përfundoi me sukses ushtrimet ‘LFX’ dhe ‘Fortuna 4’

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Komanda...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sveçla pas sulmeve në veri: Lojërat e Vuçiqit po vazhdojnë, të hiqen menjëherë barrikadat

Extra AL PVC

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas të shtënave të mbrëmshme në veri të vendit, duke thënë se lojërat e Vuçiqit dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë.

Sveçla ka përmendur edhe raportimet e mediave serbe të cilat kanë raportuar se “në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës.

“Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura nga vet ai (Vuçiq) kanë sulmuar KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë. Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës”, ka shkruar ministri Sveçla në Facebook.

Sipas tij, Policia e Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin e saj dhe përmbushë misionin e vet.

“Bëj thirrje tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e propagandës së Serbisë për të nxitur një konflikt të ri dhe të bashkëpunojnë me Policinë dhe organet e rendit”, ka apeluar ai.

Barrikadat në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak u ngritën më 10 dhjetor nga grupe kriminale serbe, si shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Ai dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pret që misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, t’i largojë barrikadat në veri. Ndërkohë që ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës i ka kapacitetet e duhura të veprojë në këtë drejtim.

Thirrje për largimin e barrikadave kanë bërë edhe ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe ajo në Beograd, duke thënë se arrestimi i Pantiqit po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve.

Grupet kriminale serbe të maskuar kanë sulmuar Policinë e Kosovës, gazetarët dhe misionin e BE-së, EULEX.

Si pasojë, një polic i Kosovës është lënduar, për çka ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Ndërsa të dielën e 25 dhjetorit kanë shtënë në afërsi të një patrulle të KFOR-it në Zubin Potok.     /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Shtatë të vrarë, përfshirë dy policë – në një postbllok policie në Rusi

Një sulm në një pikë kontrolli të policisë ruse...

Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se...

KQZ-ja miraton raportin mbi çështjet që janë në proces gjyqësor me palët e treta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës. Anëtari i...

Maqedonci: KFT përfundoi me sukses ushtrimet ‘LFX’ dhe ‘Fortuna 4’

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Komanda...

Shtatë të vrarë, përfshirë dy policë – në një postbllok policie në Rusi

Një sulm në një pikë kontrolli të policisë ruse ka lënë shtatë të vdekur. Bëhet e ditur se personat e njëjtë kishin sulmuar edhe një...

Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu ka thënë se rezoluta e OKB-së që pritet të gjykojë gjenocidin e Srebrenicës ka alarmuar presidentin e Serbisë,...

KQZ-ja miraton raportin mbi çështjet që janë në proces gjyqësor me palët e treta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës. Anëtari i këtij Komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Albani Krasniqi ka thënë se sa i përket aktgjykimit...