Nisin punimet e rrugës Junik – Rastavicë, që lidh Junikun me Pejën dhe Gjakovën

Kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës Junik –...

Sulm me kallashnikov në Deçan – TV Arbëria sjell detaje nga policia

Mbrëmë pak para mesnate është sulmuar një person derisa...

Ankesa për sjellje të keqe, përgjigjet Eurovizioni

Organizatorët e Eurovision Song Contest kanë thënë se i...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Stërmbesa e Skënderbeut i këndon këngë Adem Jasharit

Extra AL PVC

Stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot-Skënderbeu, Sophie Castriota në 15-vjetori e pavarësisë së Kosovës, ka kënduar disa vargje të këngës “Mora fjalë”, të cilën para disa vite e ka kënduar Shkurte Fejza.

Sophie Castriota është brezi i 14-të i Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ajo ka lindur dhe është rritur në Australi dhe ka kohë që merret me muzikë.

Kohë më parë ka dhënë detaje rreth prejardhje së saj.

” Po, unë jam pa diskutim një pasardhëse e linjës së gjakut (14 gjenerata) të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo trashëgimtarja e tij, siç kanë thënë disa. Linja e gjakut është e nënës dhe vjen nga gjenerata e 6 e stër stër-gjyshes sime, Princeshës Giuseppa Castriota Scanderbeg, e cila u martua me Marquis Vincenzo Bernardini. Ne jemi pasardhës të linjës së Pardos, siç është edhe familja e Kastriot Skënderbeut në Leçe të Italisë; nga i njëjti vend që ka prejardhjen dhe familja e nënës sime. Historia e një princeshe në familje ishte një legjendë e vjetër familjare deri sa stër-daja im nisi kërkimet dhe krijoi pemën familjare. Pema është rikërkuar, ashtu siç duhet vite më parë dhe kjo ndodhi kur ne kuptuam se kush ishte princesha-një nga stër-stër mbesat e linjës së gjakut të Skënderbegëve. Pema e familjes sonë është kontrolluar edhe nga ambasadat dhe tjerë dhe kanë arritur në përfundimin se unë jam një nga pasardhëset e linjës së gjakut të atij njeriu të madh. am shumë krenare për të dhe për gjakun që unë mbaj që vjen nga ai. Paraardhësit e mi shqiptarë lanë Shqipërinë kur perandoria Osmane i pushtoi pas vdekjes së Skënderbeut. Ata u vendosën në jug të Italisë, në Leçe/ Apuglia. Gjyshja ime italiane u largua nga Italia para shumë vitesh, jetoi në Francë dhe më vonë në Angli. Ajo së bashku me prindërit e mi lanë Mbretërinë e Bashkuar në fillim të ’90 për të jetuar më vonë në Australi ku dhe unë linda”, kishte thënë ajo.

 

/TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

Nisin punimet e rrugës Junik – Rastavicë, që lidh Junikun me Pejën dhe Gjakovën

Kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës Junik –...

Sulm me kallashnikov në Deçan – TV Arbëria sjell detaje nga policia

Mbrëmë pak para mesnate është sulmuar një person derisa...

Ankesa për sjellje të keqe, përgjigjet Eurovizioni

Organizatorët e Eurovision Song Contest kanë thënë se i...

Sara publikon foton e parë me barkun e rrumbullakosur

Ish-konkurrentja e formatit të “BBV3”, Sara Gjordeni, krijoi një...

Nisin punimet e rrugës Junik – Rastavicë, që lidh Junikun me Pejën dhe Gjakovën

Kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës Junik – Rastavicë, ky projekt konsiderohet si mjaft i rëndësishëm për banorët atje. Kryetari i Komunës së Junikut,...

Sulm me kallashnikov në Deçan – TV Arbëria sjell detaje nga policia

Mbrëmë pak para mesnate është sulmuar një person derisa ishte duke lëvizur me veturë në fshatin Voksh të komunës së Deçanit. Në drejtim të veturës...

Ankesa për sjellje të keqe, përgjigjet Eurovizioni

Organizatorët e Eurovision Song Contest kanë thënë se i vjen keq që disa delegacione “nuk respektuan frymën e rregullave” në Suedi. Angelina Mango e Italisë...