Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e...

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim “për shkak të veshjes”

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia...

“Prej kur u dal Messi futbolli veç…”- Qytetarët tregojnë se cili ekip futbolli është më i miri…

Gazetarja e TV Arbërisë, Njomza Kosumi sot në kryeqytet...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Extra AL PVC

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë me ndalimin e zyrtarëve policorë të Kosovës në Serbi, janë shqetësuese.

Serbia, sipas autoriteteve kosovare, i ndaloi dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës së fundmi, në mesin e të cilëve edhe një zëvendësdrejtor të Policisë së Kosovës me kombësi serbe. Që të gjithë u liruan deri më 18 prill.

Policia serbe kishte thënë se ata ishin dërguar në mbajtje për “kontrolle sigurie”.

Duke nënvizuar se të gjithë zyrtarët policorë janë liruar tashmë, Stano tha për REL-in se “askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveç nëse është e arsyeshme dhe në përputhje me procedurën e përcaktuar me ligj”.

“Për më tepër, Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia, dhe ajo duhet të respektohet”, tha Stano.

Ai shtoi se BE-ja pret që palët në dialog të shmangin çdo lëvizje që mund të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin dhe ta sigurojnë një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e dialogut.

Më 17 prill, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia i ndaloi mbi 1.400 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë, të cilët po kalonin transit nëpër Serbi.

Qeveria e Kosovës këto veprime i cilësoi si hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Serbia i mohoi akuzat, duke thënë se vonesat u shkaktuan nga masat shtesë të sigurisë në kufi, dhe se lëvizja e qytetarëve kosovarë “nuk është kufizuar”.

spot_img

Të fundit

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e...

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim “për shkak të veshjes”

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia...

“Prej kur u dal Messi futbolli veç…”- Qytetarët tregojnë se cili ekip futbolli është më i miri…

Gazetarja e TV Arbërisë, Njomza Kosumi sot në kryeqytet...

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Një qytetar nga fshati Çiflig i Urës Vajgurore, është...

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e ardhshme, nesër dhe pasnesër do të shpërndahet materiali zgjedhor konfidencial, të cilin komisionet komunale zgjedhore...

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim “për shkak të veshjes”

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia Saudite është dënuar me 11 vjet burg për shkak të veshjes së saj, kanë pretenduar...

“Prej kur u dal Messi futbolli veç…”- Qytetarët tregojnë se cili ekip futbolli është më i miri…

Gazetarja e TV Arbërisë, Njomza Kosumi sot në kryeqytet ka pyetur qytetarët për ekipin e preferuar futbollistik. Dikush e lavdëroi Messin e të tjerë ekipin...