Pas Osmanit, Nënsekretarja Allen do të takohet me Kurtin

Pas presidentes Osmani, me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth...

Mot me diell dhe vranësira

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e...

Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sondazhi i fundit në Kosovë – Bie kënaqshmëria e Kurtit por VV-ja sërish e para, LDK-ja e dyta

Extra AL PVC

Qendra për hulumtim dhe informim publik (ISRN), Instituti i Statistikës “Rahmil Nuhiu” dhe Instituti i Ballkanologjisë, kanë zhvilluar një sondazh me 1350 respodentë në shtatë komuna të Kosovës, konkretisht në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Gjilan e Gjakovë.

Në këtë sondazh është parashikuar edhe ndarja e ulëseve në Kuvend e Kosovës që aplikohet në zgjedhje në Kosovë.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele, Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitonte 38.07 për qind. PDK 17.19 për qind, LDK 18.22 për qind. AAK-Nisma 12.44 për qind, ndërsa të tjerat përqindjen tjetër.

Ndërsa për kryeministër, qytetarët kanë përzgjedhur sërish Albin Kurtin, me 36.30 për qind. Në vend të dytë është Lumir Abdixhiku i LDK-së me 19.19 për qind, ndërsa Memli Krasniqi në vendin e tretë me 18.07 për qind.

Në pyetjen se sa jeni të kënaqur me kryeministrin Albin Kurti, 418 qytetarë apo 30.96 për qind e tyre janë shprehur të pakënaqur, ndërsa shumë të kënaqur janë shprehur 295 qytetarë. Me notën 2 e 3 e kanë vlerësuar kryeministrin Kurti 254 qytetarë, respektivisht 213.Në këtë anketë, qytetarët nuk e përjashtojnë as migrimin. 487 qytetarë janë shprehur të gatshëm të largohen nga Kosova në mundësinë e parë, 327 të tjerë janë shprehur kundër migrimit. E 141 të tjerë migrimin e konsiderojnë si opsion varësisht nga politika në Kosovë.

Ardit Bobi, udhëheqës i projektit, ka deklaruar për Ekonomia Online se në këtë sondazh janë përfshirë 30 pyetje dhe se ka të bëjë me migrimin, gjendjen socio-ekonomike e kënaqëshmërinë ndaj kryeministrit Albin Kurti.“Anketa është bërë në shtatë qytete të Kosovës ku janë pyetur rreth 1350 respondentë qytetet përfshin kryeqytetin Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë ku në Prishtinë janë marr në pyetje rreth 300 respondentë në Mitrovicë 170 Pejë 170 Prizren ë00, Ferizaj 160, Gjilan 180 dhe Gjakovë 170. Në secilin regjion janë përfshirë edhe komunat që e përbejnë regjionin si psh regjioni i Prishtinë është kompletuar me respodentët e Podujevës, Obiliqit, Fushë-Kosovës, Drenasit dhe Lipjanit. Mosha e respodentëve është prej moshës 18 vjeç deri në mbi 78”, u shpreh ai.

“Gjithsej janë të përfshira mbi 30 pyetje disa prej tyre kanë të bëjnë me të ardhurat e respodentëve a planifikojnë ata të largohen nga Kosova duke pasur parasysh që kanë qenë një premtim parazgjedhor i ministrit se a janë të kënaqur me luftën kundër korrupsionit sa janë të kënaqur me performancën e kryeministrit nga një deri në pesë cilat janë çështjet më të rëndësishme që qeveria aktuale nuk i ka përmbajtur mjaftueshëm premtimin e saj tek pyetja se a mendoni se qeveria aktuale i ka arritur t’i përmbush premtimin e saj parazgjedhor nuk ka qenë edhe e kënaqshme për respodentet në statistika. Në fillim ishte paraparë që të realizohen edhe 150 anketa në komunat me shumicë të popullatës serbe por për shkaqe infrastrukturore nuk kemi arritur t’i realizojmë”, ka deklaruar ai.

Në pyetjen se sa jeni të kënaqur me performancën e kryeministrit Kurti, 30.96 për qind janë shprehur të pakënaqur, 21.85 për qind tjerë të kënaqur. Niveli i transparencës së qeverisë aktuale në krahasim me qeveritë e kaluara 23.70 për qind më e larta e ulët 28.22 për qind Menaxhimi i situatës ekonomike 27.56 për qind keq, ndërsa mirë është 24.22”.

spot_img

Të fundit

Pas Osmanit, Nënsekretarja Allen do të takohet me Kurtin

Pas presidentes Osmani, me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth...

Mot me diell dhe vranësira

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

Pas Osmanit, Nënsekretarja Allen do të takohet me Kurtin

Pas presidentes Osmani, me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen, do të takohet edhe kryeministri Kurti. Takimi mes tyre do të nisë në orën 10:15...

Mot me diell dhe vranësira

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Republikën e Kosovës priten reshje dhe rrebeshe lokale shiu në gati tërë territorin, ndërsa dita vijon me...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...