spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“S’kanë qenë të vetëdijshëm për pasojat”, Osmani flet për përzierjen e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni

Extra AL PVC

Bujar Osmani i cili ishte kandidat për President në Maqedoninë e Veriut, e që e mposhti kandidatin tjetër shqiptar Arben Tarivarin, me dallim gati 40 mijë vota, ka folur për përkrahjen që kundërshtari i tij e mori nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, ai foli për ndërhyrjen e Kurtit dhe Qeverisë së tij, në zgjedhjet presidenciale atje.

“Shpresoj që intervenimi nga Prishtina ka qenë si rezultat i mosnjohjes së së dinamikave politike”, u shpreh Osmani.

Ai tutje ka përmendur edhe “përçarjen” ndër shqiptarë që mund të ketë shkaktuar ky angazhim i kryeministrit të Kosovës në zgjedhjet e shtetit fqinj.

“Ne jemi gardian të harmonisë. Përçarja mes tyre i ka dobësuar. Kujtoj që mesazhi kryesor që duhet të jetë…nuk them që shqiptarët duhet të dominojnë Maqedoni , por i ftojmë të jenë krah Frontit Evropian.”

Osmani në fund e pati një mesazh për Kurtin, për të cilin tha se tash e tutje duhet ta dijë se çfarë kursi duhet të mbajnë në të ardhmen.

“Besoj se nuk kanë qenë të vetëdijshëm për pasojat indirekte të këtyre kalkulimeve politike dhe mesazhi që u është dhënë do u bëjë me dije se çfarë kursi duhet të mbajnë në të ardhmen.”, u shpreh Osmani.

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...