Vetëaksidentohet një kamion – TV Arbëria sjell pamje

Sot në magjistralen Gjilan - Prishtinë është vetëaksidentuar një...

Kryeministri Kurti bashkëbisedon me studentët e Akademisë Diplomatike të Vjenës

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Si po e kërkon shpëtimin pushteti aktual për autonominë e vetëmenaxhimit serb te qeverisjet e kaluara?

Extra AL PVC

Ka kohë që përfaqësuesit kryesorë të pushtetit në Kosovë, sikur se, kryeministri Kurti, Presidentja Osmani dhe më herët, kryeparlamnetari Konjufca, po e kërkojnë shpëtimin nga presionet  për marrëveshjet që kanë pranuar vetë gjatë dialogut në Bruksel, të ato që i kishte bërë ish-lidershipi politik i vendit.

Bie fjala, para pak dite, presidentja Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës pat deklaruar se e vetmja gjë që “Kosova po kërkon është që marrëveshja të zbatohet në tërësi e jo vetëm nga njëra palë të kërkohet zbatim i plotë, kurse nga ana tjetër mos të kërkohet zbatimi i asnjërës prej dispozitave. Natyrisht ne e dimë që ky është detyrim ndërkombëtar i Kosovës, por janë disa parime të cilat i kemi parasysh dhe i kemi si vija të kuqe në zbatimin e Asociacionit”. Kështu e para e shtetit këtë shpëtim e kërkonte tek “vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015, është fakti që nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive dhe tek letra e [ish Përfaqësueses për Politikë të Jashtme dhe Siguri] Mogherinit”.

Mirëpo, këtu duhet cekur se të dy këto masa mbrojtëse, ishin rezultat  i negocimit të ish-liderit të LDK-së dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.  Gjatë atij procesi dialogues, ky i fundit kishte arritur ta siguronte si një zotim zyrtar të përfaqësueses për Politikë të Jashtme të Sigurisë,  se ky entitet nuk mund të jetë nivel i tretë i pushtetit në Kosovës, por edhe ta specifikonte në nenin 21 të “Marrëveshjes për Asociacionin / Bashkësinë e komunave serbe” se “Statuti i Asociacionit/Bashkësisë do të hartohet nga Ekipi Menaxhues dhe do të paraqitet në Dialogun e Nivelit të Lartë brenda 4 muajve nga dita e arritjes së marrëveshjes së këtyre parimeve elementeve, me lehtësim sipas nevojës, duke përfshirë atë të Ministrisë së Qeverisjes Lokale. Statuti do të vërtetohet me dekret pas marrëveshjes në Dialog. Cilido amendament që do të prezantohet nga Asociacioni/Bashkësia do të vërtetohet me dekret dhe do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese”.

Kurse, në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese, pat konstatuar “ se parimet e përgjithshme të Asociacionit nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, përkatësisht me Nenin 3, i cili ka të bëjë me barazinë para ligjit, me Kapitullin II që ka të bëjë me të drejtat dhe liritë themelore, si dhe me Kapitullin III për të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre”.

Ndërkohë, edhe Kryeministri Kurti e ka potencuar qëndrimin se Asociacioni duhet të jetë në pajtim më Kushtetuten etj etj. Mirëpo, problemi është se pikërisht me pajtimin që e ka e bërë Qeveria e Kosovës, si me Marrëveshjen bazike të Brukselit, ashtu edhe me planin e sekuncimit në Ohër dhe me draft-statutin e Asociacionit e ka anuluar mbrojtjen kushtetuese që ishte siguruar nga ish-liderët politikë në procesin e negociatave.

Sipas, profesor Enver Hasanit, nuk është e rastësishme që vetëm vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mungon si referencë në draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja. Sepse, ky i fundit është konceptuar të dalë jashtë rendit kushtetues të Kosovës. E këtë mundësi, e kishte konfirmuar edhe vetë i deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Mirosllav Lajçak, në një intervistë muaj më parë për gazetën Express, kur kishte deklaruar se “Draft-Statuti Evropian u referohet mosmarrëveshjeve ndërmjet Asociacionit dhe autoriteteve qendrore të Kosovës në lidhje me zbatimin dhe interpretimin e Statutit. Pa këtë dispozitë, do të kishte një hendek ligjor sepse korniza ligjore e Kosovës as nuk përmban një mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve për këtë lloj kontesti dhe as nuk e parasheh juridiksionin e gjykatave të Kosovës në raste të tilla”. 

Në këtë kontekst, shihet qartë se duke e sulmuar çdo trashëgimi të së kaluarës, kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani, e kanë arritur vetëm nj efekt, atë të shtrimit të shtratit për krijimin e një entiteti serb në Kosovë që i tejkalon normat kushtetuese. Prandaj edhe nuk mund të gjejnë shpëtim  në atë që e rrënuan për përftime të brendshme elektorale.

 /TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

SHBA-ja paralajmëron se do t’ia bllokojë transaksionet me dollarë për shkak të lidhjes së ngushtë të “Raiffeisen” me Rusinë

Raiffeisen Bank International i është tërhequr vërejtja nga Thesari...

Vetëaksidentohet një kamion – TV Arbëria sjell pamje

Sot në magjistralen Gjilan - Prishtinë është vetëaksidentuar një...

Fahredin Spahija me ekspozitë personale në Galerinë e Arteve të Gjilanit

Fotografi Fahredin Spahija do të prezantohet me ekspozitë personale...

Komenti epik në videon e Butrint Imerit ku u shfaq me shall në kokë: Gjyshja pe lyp shaminë…

Artisti i njohur Butrint Imeri së fundi ka njoftuar...

SHBA-ja paralajmëron se do t’ia bllokojë transaksionet me dollarë për shkak të lidhjes së ngushtë të “Raiffeisen” me Rusinë

Raiffeisen Bank International i është tërhequr vërejtja nga Thesari amerikan se qasja e saj në sistemin financiar të SHBA-së mund të bllokohet për shkak...

Vetëaksidentohet një kamion – TV Arbëria sjell pamje

Sot në magjistralen Gjilan - Prishtinë është vetëaksidentuar një kamion. Për rastin e ndodhur është kontaktuar policia e Kosovës, por deri më tani nuk është...

Fahredin Spahija me ekspozitë personale në Galerinë e Arteve të Gjilanit

Fotografi Fahredin Spahija do të prezantohet me ekspozitë personale në Galerinë e Arteve në Gjilan,. “Unë, ti dhe diçka në mes” është ekspozita që do...