Të fundit:

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...
ISP BroadcastISP Broadcast

Shtrenjtohet jetesa në Shqipëri

ISP Broadcast

Rritja e çmimeve në tregun shqiptar, por edhe shpenzimet e jetesës, duket se do të vazhdojnë të jenë të larta.

Sipas të dhënave të INSTAT, në shtator kosto për të realizuar prodhimin është më e shtrenjtë krahasuar me muajt e kaluar e si pasojë edhe çmimi për të tregtuar produktin do të jetë më e lartë. Krahasuar me vitin 2021, kosto për kompanitë u rrit mesatarisht 20,9 %.

Energjia elektrike, gazi dhe Industria nxjerrëse kanë prekur vlerat më të larta. Por, ndonëse për tregun vendas kjo përkthehet në më shumë shpenzime për familjet, sa i përket eksporteve, ndikon pozitivisht në të ardhurat e buxhetit.

Por, po sipas të dhënave zyrtare, jashtë territorit të Shqipërisë, ka nisur të ndihet rënia e çmimeve dhe e kostove të prodhimit.

Kështu pas një ndryshimi të fortë të nisur prej muajit qershor të vitit 2021, tashmë shifrat flasin për rënie.

Kështu industria përpunuese, përfshirë atë të karburantit dhe industria nxjerrëse kanë qenë më të lira, sa i përket mallrave që kanë hyrë në Shqipëri. Por, po ashtu pranohet se ka ende rritje të çmimit të energjisë dhe të gazit.

Megjithatë, duket se tashmë ka nisur të ndihet efekti i marrjes së masave, për përballimin e krizës ekonomike, sa i përket masave në institucionet ndërkombëtare. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi...

Aksident i rëndë në Milot

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë në Milot. Nga pamjet të cilat ka siguruar TV Arbëria, shihet se njësitet relevante kanë dalur...

Selmani: Agim Ademi bënte kalkulime ta rrëzonte FC Malishevën nga Superliga

Agron Selmani trajneri nga Ferizaj tregon se Agim Ademi në Ferizaj bënte kalkulime ta rëzonte FC Malishevën nga Superliga. Ai tha se Agim Ademi kishte...

Gazetari i sportit Arlind Sadiku, thotë se ekipi i ‘FC Malishevës’ duhet të merret shembull për organizim të mirë

Gazetari i sportit, Arlind Sadiku, ishte i ftuar sot në emisionin 'Rock 'N' Roll Football', ku foli për ekipet futbollistike të Kosovës. I pyetur për...