Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është e...

Zogaj: Askush nuk u dënua për masakrën e Burgut të Dubravës

25 vjet më parë, në Burgun e Dubravës ka...

Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komuna

Qytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojnë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shtetet e Bashkuara e pezullojnë furnizimin e Izraelit me bomba, për shkak të Rafah-it

Extra AL PVC

Shtetet e Bashkuara e pezulluan furnizimin e Izraelit me bomba javën e kaluar, për shkak të shqetësimeve se Izraeli kishte vendosur ta pushtonte qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, tha një zyrtar i lartë amerikan të martën vonë.

Dërgesa e pezulluar përmbante bomba prej 900 dhe 225 kilogramësh, sipas zyrtarit, i cili foli në kushte anonime. Shqetësimi i SHBA-së ishin këto bomba të mëdha dhe se si Izraeli do t’i përdorte ato në vendbanime me popullsi të dendur.

Izraeli nuk i ka “adresuar plotësisht” shqetësimet e SHBA-së për nevojat humanitare të civilëve në Gazë, sipas zyrtarit amerikan.

Më shumë se 1 milion civilë janë strehuar në Rafah, pasi kanë ikur nga pjesë të tjera të Gazës në luftën që Izraeli po e zhvillon kundër Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

SHBA-ja i ka dhënë Izraeli ndihmë jashtëzakonisht të madhe ushtarake historikisht. Kjo ndihmë është rritur dukshëm pas sulmit që Hamasi e kreu në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer rreth 250 të tjerë.

Pezullimi i furnizimit me bomba është treguesi më i madh deri tani i rritjes së mospajtimeve mes Qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, e cila i ka bërë thirrje Izraelit të bëjë shumë më shumë për t’i mbrojtur jetët e civilëve të pafajshëm në Gazë.

Të martën, trupat izraelite e morën nën kontroll pikëkalimin kufitar kryesor në Rafah.

SHBA-ja e përshkroi këtë si një operacion të kufizuar që nuk ishte pushtim i plotë i Rafahut nga Izraeli, pasi Bideni vazhdimisht i ka bërë thirrje Netanyahut të mos e bëjë një gjë të tillë.

Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej së Izraeli e nisi luftën në enklavën palestineze tetorin e kaluar, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. /REL/

spot_img

Të fundit

Biden: I dëgjoj protestat kundër luftës në Gazë

Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në ceremoninë...

Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është e...

Zogaj: Askush nuk u dënua për masakrën e Burgut të Dubravës

25 vjet më parë, në Burgun e Dubravës ka...

Ekipet e ASK-së do të vazhdojnë regjistrimin e qytetarëve në 11 komuna

Qytetarët e 11 komunave do të mund t’i shfrytëzojnë...

Biden: I dëgjoj protestat kundër luftës në Gazë

Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin Morehouse se i dëgjonte zërat e atyre që protestonin kundër luftës...

Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është e vërtetë që Enver Sekiraqa është arratisur nga Kosova. "Meqe ra fjala, Enver Sekiraqa nuk eshte arratisur,...

Zogaj: Askush nuk u dënua për masakrën e Burgut të Dubravës

25 vjet më parë, në Burgun e Dubravës ka ndodhur një nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i Slobodan...