Fryma e fundjavës në Maglaj: Aty ku kulturat bashkojnë

Ambasadorët kulturorë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e...

“Heroi rus i luftës në Ukrainë” rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Akhmet u arrestua në Makhachkala për sjellje të çrregullt...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shtëpia e Xhavit Ferizit ishte shtab i përgjithshëm për UÇK-në: Kush ishte Raketa, truproja i famshëm i Thaçit?

Extra AL PVC

Ka ndërruar jetë Xhavit Ferizi, i njohur si Raketa.

Raketa ishte nga fshati Plluzhinë e Skenderajt.

Lajmin e vdekjes së tij e ka kumtuar familja në një njoftim mortor.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjar, miq e dashamirë, ju njoftojmë se sot në mëngjes ka ndërruar jetë babai jonë Xhavit Ferizi – Raketa, duke na lënë përjetësisht të pikëlluar por keenar që jemi gruaja dhe fëmijët e tij”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ferizi njihet për afërsinë e tij me ish-presidentin e ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Duke nisur që nga koha e luftës, Raketa ishte truproja i afërt i Thaçit.

Ferizi ishte gjithashtu figurë e njohur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Drenicës.

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e krerëve të UÇK-së, Raketa përmendet në një dokument të Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Në këtë dokument bëhet e ditur se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ishte i vendosur në shtëpinë e Xhavit Ferizit.

“Shtabi i Zonës së Drenicës ndodhej në Likoc, në ish-stacionin policor, rreth 100 metra larg shtabit të Shtabit të Përgjithshëm, i cili ndodhej në shtëpinë e të afërmit të Hashim THAÇIT, Xhavit FERIZI, i njohur si Rakete. Gjatë aktakuzës. Gjatë kësaj periudhe, të Akuzuarit dhe anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm ishin shpesh në Likoc/Likovac, duke përfshirë edhe mbajtjen e takimeve atje me ndërkombëtarët”, thuhet në këtë dokument të ZPS-së, raporton Nacionale.

Në pothuajse të gjitha pamjet ku shihej ish-presidenti e kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ai shihej nën shoqërinë e Raketës.

Fillojnë ngushëllimet

Për vdekjen e Ferizit, ka shprehur ngushëllime nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, teksa ka publikuar një fotografi e cila duket të jetë realizuar shumë kohë më parë.

“Raketë, Spo mundem me besu që nuk je më. Në fakt, kam besu që njerëzit si ti nuk na lënë kurrë. Epik. I madh. I pashëm. I guximshëm. I drejtë. Luftëtar. Legjendë. Pusho në qetësi. Kam me të kujtu përjetë”, ka shkruar Çitaku.

Për vdekjen e tij kanë lajmëruar edhe njerëz të tjerë të afërt me të ndjerin.

Milaim Cakiqi, mik i ngushtë i ish-presidentit Thaçi, ka shkruar se ‘Raketa’ e ka fituar çdo betejë, në luftë e në paqe.

“Por, jo edhe betejën me kancerin. Do të më mungojnë shumë muhabetet e orëve të vona, Raketë. Do të na mungosh të gjithëve, vëlla! Fatkeqësisht, vdekja na ndau! U prehsh në paqe Xhavit FERIZI, mik i mirë dhe besnik!”, ka shkruar ai.

 

spot_img

Të fundit

Blakaj: Aryseja e mungesës së dokumentacionit për krime të luftës – shkak i mosveprimit të menjëhershëm

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në...

Fryma e fundjavës në Maglaj: Aty ku kulturat bashkojnë

Ambasadorët kulturorë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e...

Capital T për pak rrëzohet në skenën e “Sunny Hill” – por e menaxhon mirë situatën

Në një moment të papritur gjatë performancës së tij...

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Sulmuesi brazilian, Endrick ka nënshkruar sot (e shtunë) kontratën...

Blakaj: Aryseja e mungesës së dokumentacionit për krime të luftës – shkak i mosveprimit të menjëhershëm

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë se arsyeja e mungesës së dokumentacionit dhe arkivave sa i përket krimeve të...

Fryma e fundjavës në Maglaj: Aty ku kulturat bashkojnë

Ambasadorët kulturorë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, së bashku me kryetarin e komunës, përfaqësues nga Komisioni Evropian dhe Ambasadorët...

Capital T për pak rrëzohet në skenën e “Sunny Hill” – por e menaxhon mirë situatën

Në një moment të papritur gjatë performancës së tij në festivalin ‘Sunny Hill 2024’, reperi i njohur shqiptar Capital T për pak sa nuk...