Amina Nuraj: Mbi 80 përqind e banorëve të Sanxhakut janë me origjinë shqiptare

Amina Nuraj aktivistja kombëtare ne rajonin e Sanxhakut e...

Daçiq: Nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e OKB-së, Perëndimi do të përjetonte fiasko

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq...

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me nënsekretaren...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shtatë vjet nga hyrja në fuqi e MSA-së – veç vitin e kaluar shkëmbimi tregtar me BE-së ishte 2.7 miliardë €

Extra AL PVC
2.7 miliardë euro është vlera e shkëmbimit tregtar të Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian për vitin 2022, kjo falë Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Kështu u tha në 7-vjetorin e hyrjes në fuqi të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, me ç’rast u mbajt një diskutim nga Zyra e Bashkimit Evropian, Qeveria e Kosovës dhe Sektori Privat.

Kjo marrëveshje, u tha se në sektorin privat ka qenë pozitive, përderisa u përmenden edhe sfidat. Aty u tha se MSA-ja vendos kornizën e marrëdhënieve të Kosovës me BE-në për zbatimin e Procesit të para anëtarësimit deri në anëtarësimin e plotë në BE.

Për sa i përket fushëveprimit, përveç çështjeve politike dhe detyrimeve ligjore MSA mbulon të gjitha fushat e qeverisjes.

AnnaCarin Platon, shefe e Seksionit për Politika në Zyrën e BE-së në Kosovë, vlerësoi lartë votimin e Strategjisë për energji nga Kuvendi, teksa tha se po presin që ta shohin planin e zbatimit si dhe përgatitjet e strategjive e legjislacionit relevant nga ana e Ministrisë së Industrisë, Tregëtisë e Ndërmarrësisë.

Sipas saj, e rëndësishme është që të fuqizohen funksionimi i institucioneve, pastaj të punohet në mbrojtjen e konsumatorëve dhe në cilësinë e prodhimit ashtuqë ato të plotësojnë standardet e BE-së.

“Ne jemi të lumtur me nismat e ministres Hajdari me atë që ka ndodhur në Strategji. Mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është shtytësi kryesor i konkurrueshmërisë, sigurimi i përputhshmërisë së produkteve është po ashtu i rëndësishëm e veçanërisht për kompanitë që janë të interesuara që të eksportojnë në vendet e BE-së. Mekanizmat e sigurisë duhet gjithashtu të fuqizohen, funksionimi i institucioneve përkatëse veçanërisht për të pasur fuqinë punëtore që nevojitet për të qenë në gjendje që ta kryejnë detyrën e tyre”.

“Standardet mjedisore janë po ashtu të rëndësishme, digjitalizimi, mbrojtja e konsumatorëve dhe standardet e produkteve janë shumë të rëndësishme që të përputhen me standardet e BE-së. Ofrimi i energjisë së pastër për bizneset poashtu është një prej çështjeve kyçe me të cilat bizneset po i paraqesin kur po i pyesim se në çka duhet të investohet  në Kosovë për ta. Kur flasim për arritjet pozitive, jemi të lumtur që strategjia për energji është miratuar nga Kuvendi dhe presim që ta shohim planin e zbatimit dhe po presim me padurim t’i shohim diskutimet me Qeverinë se çfarë ne mund të bëjmë për t’i mbështetur”.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, tha se gjatë vitit 2022, është rritur vlera e shkëmbimeve tregtare me vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas saj, 41 për qind e shkëmbimeve të përgjithshme tregtare janë realizuar në vendet e BE-së.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës si marrëveshje e parë kontraktuale, me të drejtë konsiderohet si një ndër hapat më të rëndësishëm për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian. Në thelb të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit qëndron aspekti ekonomik ku përbën edhe qëllimin kryesor të saj. Kosova ka marrë një varg të obligimeve dhe reformave institucionale e sidomos në aspektin ekonomik që e obligojnë më të përkushtuar, në mënyrë që përfitimet e pritura për Kosovën”, tha Hajdari.

“Që nga hyrja në fuqi e MSA-së janë shumë tregues që tregojnë që shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2022, arritën vlerën prej 2.7 miliardë euro, ku 41 për qind e shkëmbimeve e përgjithshme tregtare të Kosovës janë realizuar në vendet e BE-së. Sa i përket eksporteve, një pjesë e mallrave janë drejtuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian, duke arrit vlerën e mbi 311 milionë euro”, tha tutje Hajdari.

Përfaqësues të bizneseve ndërkaq folën për sfidat dhe mundësitë që u ofron marrëveshja. Nga Qeveria kërkuan azhurnim më të shpejtë të politikave tatimore dhe një trajtim më adekuat dhe efikas për investitorët e huaj, të interesuar që të zgjerojnë aktivitetet në Kosovë. Të gjitha palët u pajtuan se ka nevojë për investime në resurse njerëzore në institucione dhe të mendohet për mënyra që të adresohet mungesa gjithnjë e në rritje e fuqisë së kualifikuar punëtore.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Amina Nuraj: Mbi 80 përqind e banorëve të Sanxhakut janë me origjinë shqiptare

Amina Nuraj aktivistja kombëtare ne rajonin e Sanxhakut e...

Daçiq: Nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e OKB-së, Perëndimi do të përjetonte fiasko

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq...

Gjobitet Don Xhoni, kapet duke bërë gara në Tiranë me lamborghini

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni,...

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me nënsekretaren...

Amina Nuraj: Mbi 80 përqind e banorëve të Sanxhakut janë me origjinë shqiptare

Amina Nuraj aktivistja kombëtare ne rajonin e Sanxhakut e cila është nderuar me çmimin "Rilindja" nga kompania ISP Boradcast për kontributin e saj në...

Daçiq: Nëse çështja e Kosovës do të ishte në agjendën e OKB-së, Perëndimi do të përjetonte fiasko

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nën...

Gjobitet Don Xhoni, kapet duke bërë gara në Tiranë me lamborghini

Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni, është kapur duke bërë gara shpejtësie në Tiranë. Don Xhoni është gjobitur me 400 euro, ndërsa...