spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Serbia pritet t’i kërkojë KFOR-it dërgimin e forcave në Kosovë

Extra AL PVC

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në një mijë forca të sigurisë në Kosovë.

Beogradi qysh më tetë dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Me këtë paralajmërim, ai iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas tij, SHBA-ja e kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë.

Edhe ish-zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso, ka thënë se NATO-ja nuk do ta lejojë kurrë kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë.

Kështu ka thënë ai në një postim në Twitter, pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se do t’i kërkojnë KFOR-it, dislokimin e një numri të ushtarëve dhe policëve serbë në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244.

“Sipas rezolutës 1244, personeli serb mund të lejohet që t’i kryejë vetëm katër detyra (funksione). Asnjë nga këto pika nuk është në përputhje me situatën dhe qëllimet e Aleksandër Vuçiq. Ai e di mirë që NATO dhe KFOR-i nuk do ta lejojë kurrë këtë”, është shprehur Grasso.

Grasso ka publikuar edhe pjesë nga Rezoluta.

“Pas tërheqjes në numër i personelit jugosllav dhe serb do të lejohet të kthehet për t’i kryer funksionet e mëposhtme: Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe praninë ndërkombëtare të sigurisë; Shënimi/pastrimi i fushave të minuara; Mbajtja e një pranie në vendet e trashëgimisë; Mbajtja e pranisë në pikat kyçe kufitare”, shkruhet në dokument.

Ndryshe, pjesëtarët e EULEX-it në veri të Kosovës janë sulmuar të shtunën e 10 dhjetorit, me bombë afër Rudarit. Por, nuk pati të lënduar.

“Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, kishte njoftuar EULEX-i.

Sipas EULEX-it, ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme.

Nga EULEX-i kanë kërkuar që të gjithë ata që janë përgjegjës që të përmbahen nga veprime të tjera provokuese, “si dhe u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që autorët t’i sjellin përpara drejtësisë”.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

FOTO| Kështu duket si nuse vajza e Lutfi Hazirit

Sonte është martuar Kënga, vajza e madhe e politikanit,...

Ard Gashi e ish “Miss Universe Kosova” shihen krahë njëri-tjetrit

Që nga hyrja në “Big Brother VIP Kosova”, nuk...

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Janjevë, lëndohet motoçiklisti

Një aksident ka ndodhur në fshatin Janjevë të Lipjanit,...

FOTO| Kështu duket si nuse vajza e Lutfi Hazirit

Sonte është martuar Kënga, vajza e madhe e politikanit, Lutfi Hazir. Dashurinë me djalin nga Tirana, ajo e ka kurorëzuar me martesë. Këto janë fotot e...

Ard Gashi e ish “Miss Universe Kosova” shihen krahë njëri-tjetrit

Që nga hyrja në “Big Brother VIP Kosova”, nuk janë ndalur lajmet e thashethemet për dyshen Ard Gashi e Mirdon Pacolli. Edhe vera ishte tejet...

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Janjevë, lëndohet motoçiklisti

Një aksident ka ndodhur në fshatin Janjevë të Lipjanit, ku është përfshirë një automjet dhe motoçikletë. Si pasojë e aksidentit është lënduar motoçiklisti. Lajmin për TV...