Dita e tretë e debatit për ribalancin e Buxhetit

Në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet sot në...

Izraeli paralajmëron se do të “operojë me forcë” në një pjesë të Khan Younis të Gazës, lëshon urdhër evakuimi

Ushtria izraelite lëshoi një urdhër evakuimi për banorët në...

“Gara” e pushuesve në Mallorca – dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Autoritetet në ishullin mesdhetar spanjoll, Mallorca kanë vendosur t’i...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rrëfehet nëna e një fëmije për një rast tjetër në çerdhen në Fushë Kosovë

Extra AL PVC

Mimoza Gjurkaj e cila deri në vitin e kaluar kishte një fëmijë në kopshtin publik në Fushë Kosovë, aty edhe ku po dyshohet se është ushtruar dhunë ndaj një tre vjeçari, ka pohuar se edhe fëmija i saj ka përjetuar pothuajse rastin e njëjtë në këtë kopsht.

Gjurkaj e cila sot ka ardhë vetëm për të dëshmuar se rastet e tilla janë të shpeshta në këtë çerdhe, tha se fëmija i saj gjatë kohës sa ka qenë në atë çerdhe, ka pas vazhdimisht telashe. Madje, shton se të njëjtin edhe kanë dashur të përjashtojnë, pasi ka qenë fëmijë me hiperaktivitet, porse e njëjta është ankuar në Ministrinë e Arsimit.

“Nuk e di për dhunim, mirëpo çdoherë është lëndu ndonjë fëmijë ose diçka, fajin ja kanë lënë djalit tim. Kam pas telashe tri vjet këtu në këtë kopsht. Nuk kam qenë brenda, por djalin kanë dashur të përjashtojnë, derisa jam detyruar të intervenojë në Ministri të Arsimit, duke u shtyrë me një fëmijë pesëvjeçar që është me hiperaktivitet. E ka kry tash djali. Por, kam ardhë sot të tregoj se edhe djali im ka pas këso telashe. Nuk e kam raportuar rastin veç kam intervenuar në Ministri Arsimit, kjo ka ndodhë para se të përfundojë kopshtin”, tha Gjurkaj.

Gjurkaj po ashtu tha se me këso raste është ballafaquar edhe një shoqe e saj, e cila është detyruar të heq fëmijën nga kopshti.

“Shoqja e ka heq vajzën prej kopshti për këto qëllime, ne po i sjellim t’i edukojmë e jo t’i rrahin. Ne i kemi lind, bëjmë çfarë të duam me dashtë. Dhuna nuk është zgjidhje”, tha ai.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë KosovaPress-it, se policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë sociale janë duke u marrë me rastin dhe ende është faza fillestare e hetimit. Ndërkohë, edukatorët janë shoqëruar në Polici, ku po vazhdojnë të japin dëshminë e tyre lidhur me rasti.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Audi ndryshoi përsëri emërtimin e modelit: “Rombi i kuq” u shfaq aty ku nuk ishte

Nëse i hidhni një sy pjesës së pasme të...

OpenAI po teston një motor të ri kërkimi të quajtur SearchGPT

Ndryshe nga motorët e zakonshëm të kërkimit që sugjerojnë...

Prindërit shpesh gjenin lodra qensh në dhomën e lojërave të djalit të tyre

Përdoruesit e Instagramit u bënë për të qeshur nga...

Prapaskenat dramatike të kalimit të Alisson tek Liverpooli – lëvizja u bë realitet pasi dështoi një tjetër transferim

Transferimi i Alisson Becker tek Liverpooli u bë realitet...

Audi ndryshoi përsëri emërtimin e modelit: “Rombi i kuq” u shfaq aty ku nuk ishte

Nëse i hidhni një sy pjesës së pasme të Audit të ri, do të vini re një ndryshim. Ndryshimet në veturat e Audi-s duket se...

OpenAI po teston një motor të ri kërkimi të quajtur SearchGPT

Ndryshe nga motorët e zakonshëm të kërkimit që sugjerojnë vetëm vegëza (link), ai përpiqet t’u përgjigjet pyetjeve drejtpërdrejt duke përmbledhur informacione nga faqet e...

Prindërit shpesh gjenin lodra qensh në dhomën e lojërave të djalit të tyre

Përdoruesit e Instagramit u bënë për të qeshur nga një video e adhurueshme e retrieverit të artë Beaue dhe djalit Frankie. Gjegjësisht, prindërit e djalit...