LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rama pas samitit: Ky është një samit, është një hap nuk është fundi i rrugëtimit tonë drejt BE por është një gurthemel

Extra AL PVC

Pas përfundimit të samitit mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama deklaroi se janë diskutuar disa projekte për të rinj.

Rama po ashtu ka thënë se, nuk kemi pasur kurrë, ose së paku, nuk më kujtohet të kemi e pasur një tjetër president Këshilli apo Komisioni që kanë qenë si Charles dhe Ursula kaq të vendosur për të qenë avokat të rajonit për të nxitur dhe dhënë shtysë për rajonin dhe për tu siguruar që procesi që ne e dimë është mjaftë i vështirë.

Rama: Ky është një samit, është një hap nuk është fundi i rrugëtimit tonë drejt BE por është një gurthemel

“Nuk kemi pasur kurrë, ose së paku, nuk më kujtohet të kemi e pasur një tjetër president Këshilli apo Komisioni që kanë qenë si Charles dhe Ursula kaq të vendosur për të qenë avokat të rajonit për të nxitur dhe dhënë shtysë për rajonin dhe për tu siguruar që procesi që ne e dimë është mjaftë i vështirë në vetvete të mos vdes në agoni. Thënë kjo do të doja të theksoja përmasën tejet historike të këtij samiti është hera e parë kur BE del nga kufinjtë e BE-së, për të mbajtur një Samit dhe kjo ndodh në Ballkanin Perëndimor e konkretisht në Shqipëri e shoh shenj të jashtëzakonshme të një vetëdijesimi mbi të gjitha që këto ditë BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe Ballkani perëndimor ka nevojë për Bashkimin Evropian sërish e shoh kështu si një vlerësim për vendin tonë, për rolin e tij në rajon si një faktor i vendosur i paqes dhe stabilitetit dhe bashkëpunimit dhe dua po kështu të besoj se ky është momenti që të gjithë njerëzve në rajon por sidomos populli shqiptar tu përçohet mesazhi se BE është këtu për ne, është këtu për ju sepse është një fakt I mirënjohur se orakulli i Brukselit barometri i BE e ka theksuar më shumë sesa njëherë se shqiptarët janë kombi më pro BE-së në Evropë, jo sepse jemi naiv por sepse vijmë nga një ferr shumë shumë i vërtetë jo nga ferri Francës që është parajsa, por vijmë nga ferri i vërtetë i izolimit dhe i pamundësisë totale për tu lidhur me Evropën. Patëm momentet tona të vështira patëm frustrimet tona patëm momentet kur vuajtëm por kurrë nuk hoqëm dorë nga kjo fe, besimi tek BE. Patjetër ky është një samit, është një takim, është një hap nuk është fundi i rrugëtimit tonë drejt BE por është një gurthemel në të njëjtën kohë që tregon jo vetëm përmes pranisë por edhe fakteve”, ka thënë Rama.

Rama ka shtuar se, dua t’ u them sot studentëve dhe të rinjve në vendin tonë se nga ky Samit ne vijmë me një lajm të shkëlqyer që jo vetëm universitetet tona do të jenë në gjendje të angazhohen në Erasmus +, por të përfshihen në Aleancën e Arsimit të lartë në Evropë

Rama: Jo vetëm universitetet tona do të jenë në gjendje të angazhohen në Erasmus +

“Dua t’ u them sot studentëve dhe të rinjve në vendin tonë se nga ky Samit ne vijmë me një lajm të shkëlqyer që jo vetëm universitetet tona do të jenë në gjendje të angazhohen në Erasmus +, por të përfshihen në Aleancën e Arsimit të lartë në Evropë dhe nga një moment i caktuar pasi të jenë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme studentët tanë fëmijët tanë mund të studiojnë prej këtej në çdo universitet evropian në mënyrë digjitale dhe universitet tona mund të nisin të lidhin aleanca e të rriten së bashku me Universitet Evropiane. Kjo deri tash ishte e mundur vetëm po të ishte anëtar. Ashtu dhe një tjetër çështje e krusive të gjelbërta me Kroacinë, Italinë, Greqinë edhe kjo diçka e re dhe e shkëlqyer për transportin dhe tregtinë, ka thënë Rama.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën...

Alba e pyet Azemin: A ke qenë 100% vetvetja? Reagimin e saj mos e humbisni

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është...

LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin konsultativ për zgjedhjet të ftuar nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar zyrtarisht liderët e partive politike që t’i takojë më 31 korrik për konsultime për caktimin e datës...

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Veterani i UÇK duhet të lirohet, po punoj në heshtje që ta fitojë lirinë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha se po punon në heshtje që veterani i UÇK-së, Blerim Ramadani, të fitojë lirinë, pasi u...

Azemi përgjigjet para Albes se sa herë i është thyer zemra

Azemi tregon se a është single dhe për vajzën e tij ideale Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 2”, Azem Gagica ishte i ftuari i...