Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar mbi 29 milionë euro për festat e fundvitit

Extra AL PVC

Qytetarët e Kosovës për festat e fundvitit kanë shpenzuar rreth 29.5 milionë euro, sipas vlerësimeve të një sondazhi i cili është përfunduar nga kompania UBO Consultin.

Përmes një komunikate për media nga kjo kompani është thënë se numri i familjeve që nuk festojnë festat e fundvitit ka shënuar rritje.

“Krahasuar me vitin e kaluar, sipas sondazhit, numri i familjeve të Kosovës që festojnë festat e këtij fundviti është rritur për 4 për qind, nga 64% në vitin 2021, në 68% më 2022. Numri i familjeve të Kosovës që këto festa nuk i shënojnë për shkaqe ekonomike ka shënuar rritje nga 14% në vitin 2021, në 20% më 2022”.

Ndërkaq, sipas këtij sondazhi, shpenzimet mesatare të familjeve të Kosovës nuk dallojnë shumë nga shpenzimet e vitit paraprak, përkundër inflacionit të lartë.

“Mesatarisht, familjet e Kosovës kane deklaruar që po shpenzojnë 146 euro për festat e fundvitit 2022, krahasuar me 156 euro në vitin 2021, dhe 139 euro në vitin 2020. Kjo nënkupton që në përgjithësi, familjet e Kosovës po shpenzojnë mesatarisht 0.2 milionë euro më pak se në fundvitin e 2021-s, dhe rreth 3.1 milionë euro më pak këtë fundvit sesa në fundvitin e 2020-s”.

Kjo kompani ka nxjerr edhe shifra për mënyrën e shpenzimeve të familjeve.

“Si rezultat familjet kanë deklaruar se po shpenzojnë më shumë në ushqim (71%) dhe më pak në dhurata, aktivitete tjera lidhur me mbrëmje muzikore apo ne dekor krahasim me vitet e kaluara”, thuhet në njoftimin e UBO-s.

Ndryshe, të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.

Prej tyre, rreth 18 për qind jetojnë me më pak se 2 euro në ditë, ndërsa 5 për qind janë në kufi të varfërisë ekstreme, me më pak se 1.50 euro në ditë.

Në Kosovë, këtë vit, janë shtrenjtuar dukshëm edhe çmimet e produkteve bazë.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rritja ka filluar nga muaji prill me 1.2 për qind, duke arritur në 5.7 për qind në muajin tetor. Rritja më e lartë e çmimeve është vërejtur te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e...

Dhjetëra të vdekur dhe rrugë të kthyera në lumenj: Brazili goditet nga përmbytjet

Shirat e rrëmbyeshëm në Brazilin jugor kanë vrarë 57 persona, kanë njoftuar autoritetet lokale. Sipas agjencisë shtetërore të mbrojtjes civile të Brazilit, pothuajse 70 persona...

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e LSDM-së për deputet në Zonën Zgjedhore numër 6. Demiri është pjesë e listave të LSDM...

​Peja s’është kampione më, Trepça dhe Ylli luftojnë për titull

Ka përfunduar beteja e pestë dhe e fundit e “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Ylli,...